Fun & Video

​107-vjeçarja kurohet nga koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 09 April 2020

Një grua 107-vjeçare holandeze është shëruar nga koronavirusi dhe ka të ngjarë të jetë pacienti më i vjetër që ka fituar një betejë me COVID-19.

Cornelia Ras u sëmur më 17 mars, një ditë pasi ajo mbushi 107-vjeë, transmeton KosovaPress.

Ajo u infektua me virusin në një liturgji ku morën pjesë anëtarë të tjerë të shtëpisë së pleqve në të cilën ajo jeton.

-Advertisement-

Më pas, ajo dhe 40 të tjerë që morën pjesë në shërbim u testuan pozitivë me COVID-19.

Midis këtij grupi të infektuar, 12 vdiqën, por Cornelia ishte në gjendje të mposhte sëmundjen, thanë mjekët e saj.

Ata thanë që Kornelia nuk po merrte asnjë ilaç tani dhe ishte ende duke ecur.

Para Cornelia, pacienti më i vjetër që u kurua nga koronavirusi ishte një amerikan, 104-vjeç, si dhe një italian 101-vjeçar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera