Promovohet libri monografik “Nexhmije Pagarusha”
Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 21 September 2019
Sonte në Prishtinë është promovuar libri monografik “Nexhmije Pagarusha”, e autorëve Shaban Maxharraj dhe Elvira Berisha.
Më këtë rast, redaktori i librit, Bardh Rugova theksoi se pa një sistem të mirë vlerash një shoqëri është e hutuar, e ngatërruar dhe e humbur.
“Nëse politika merret me emergjenca, kultura merr shumë kohë për t’u ndërtuar, do breza. Mjafton një emergjencë e gabuar dhe pak prishje e sistemit të vlerave, për t’u kthyer sërish në një shkretirë … Shitemi i velrave nuk është për sedrën e atij që është në vendin e parë. Një artist i vërtetë kurrë nuk motivohet nga shpërblimi financiar, apo nga ndonjë medalje…10:30 Të jesh artiste nënkupton shumë adhurues, një vetmi e thellë dhe e errët. Rrëfimi për një rastiste, është rrëfimi për vetminë, shpirti krijues është vetmitar në kohën e tij, pastaj ndër breza përmes ndikimit kulturor lulëzon e shndërrohet në burim krijimesh të tjera”, tha Rugova.
Profesori dhe kompozitori Fahri Beqiri duke e vlerësuar lartë krijimtarinë dhe bashkëpunimin që ka pasur me Nexhmije Pagarushën, tha se për gjysmë shekulli ka treguar për punën e saj.
“Se çka kam pas me Nexhmijen për gjysmë shekulli, e kam tregu me punë me bashkëpunim, madje edhe me komponime. Fati ka deshtë që komponimet e fundit janë realizuar fal edhe vullnetit, edhe moshës që e kam pas në atë kohë, e që kam pas vullnet edhe trimëri me shkruar për Nexhmijen”, tha Beqiri.
Ministri në largim i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi duke folur për daljen në skenë të këngëtares Nexhmije Pagarusha, në kohën kur ajo ishte e re, theksoi se kjo dalje nuk ishte e lehtë në rrethanat e ish-Jugosllavisë.
“Në një kohë kur Kosova nuk njihej shumë, sidomos sa i përket kulturës, një zë do të bëhej shkas që vendi ynë i vogël i Ballkanit, Kosova, të prezantohet më ndryshe. Shpejt ky zë nuk do të përfaqësonte vetëm Kosovën, por ishte edhe markë e krejt ish-Jugosllavisë”, tha Gashi.
Monografia është e ndarë në 13 kapituj, ku prezantohet jeta dhe krijimtaria e Pagarushës prej tetë dekadash.
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...