Lajme

​Hiqet homologimi për veturat që vijnë në Kosovë nga vendet e BE-së

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 29 September 2020

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hekuran Murati ka bërë të ditur se në Komisionin për Infrastrukturë ka kaluar projektligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Automjete, që heq detyrimin për homologim të veturave të reja dhe të përdorura që vijnë nga shtetet e BE-së, Zvicra dhe Norvegjia.

Ai me këtë rast ka thënë se vullneti i qytetarëve nënshkrues të peticionit po zbatohet.

Postimi i plotë në Facebook:

-Advertisement-

Në Komisionin për Infrastrukturë, sapo kaloi projektligji për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Automjete, që heq detyrimin për homologim të veturave të reja dhe të përdorura që vijnë nga shtetet e BE-së, Zvicra dhe Norvegjia.

Falënderoj të gjithë anëtarët e Komisionit që i dhanë mbështetjen këtij ndryshimi, dhe shpresoj që së shpejti ky projektligj të marrë mbështetjen edhe në seancë plenare.

Vullneti i qytetarëve nënshkrues të peticionit po zbatohet!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera