Zyrtare: Nuredin Krasniqi e merr Telekomin e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
12:27 | 16 March 2018
Punën e drejtorit të deritashëm të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafës, deri në zgjedhjen e drejtorit të ri do ta kryej Nuredin Krasniqi.
Të premten edhe zyrtarisht ai ka marrë këtë detyrë, thuhet në njoftimin e zyrës për media të këtij institucioni.
Në Telekomin e Kosovës thonë se pas skadimit të kontratës së ish Drejtorit Mustafa, janë krijuar vështirësi edhe në aspektin e operimeve e edhe në atë të vendimmarrjes, gjersa shpresojnë që kjo të mos përsëritet.
“Telekomi i Kosovës udhëhiqet sipas Ligjeve mbi Ndërmarrjet Publike dhe Qeverisje Korporative të Republikës së Kosovës. Mungesa e Bordit të Drejtorëve dhe së fundmi skadimi i kontratës së punës (23.02.2018) së Kryshefit Ekzekutiv, ka bërë që operimet, vendimmarrja si dhe implementimi i strategjisë në Telekomin e Kosovës, të kenë vështirësi (si në aspektin formal ligjor e procedural, ashtu edhe në atë bisnesor)”.
Pas analizës së kësaj situate të krijuar, Menaxhmenti Ekzekutiv ka vendosur që ushtrimin e detyrës së Zëvendës KE do vazhdojë të ushtrojë sipas vendimit të Bordit z.Nuredin Krasniqi, deri në një vendim tjetër që do të merret nga aksionari.
“Gjendja e krijuar në Telekom është rast i veçantë i pandodhur më parë, me qëllimin dhe vullnetin më të mirë si dhe obligimet që dalin nga detyrat dhe përgjegjësitë e punës, ushtrimin e detyrës së Zëvendës KE do vazhdojë të ushtrojë sipas vendimit të Bordit z.Nuredin Krasniqi, (prot.01-5351/15 dt.25.11.2015) deri në një vendim tjetër nga Aksionari”, thuhet në njoftimin e Telekomit.
Në këtë institucion thonë se ndonëse kishte zëra se Këshilli Ndërministror kishte rekomanduar Qeverisë për vazhdim të kontratës për Mustafën, “në mënyrë zyrtare apo formale një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, pra Telekomi nuk ka asnjë informatë”/Infokusi/

T� tjera
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
-
Shtiu me armë në ahengun familjar, por ia pa “sherrin” – policia ia konfiskon pistoletën me leje
Një aheng familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes ka përfunduar me konfiskimi...
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...
-
Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sul*me të reja ndaj Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer s...
-
Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i ...
-
Zv.ministri i jashtëm turk viziton vendin ku po ndërtohet Xhamia e Prishtinës, ja sa do të ketë kapacitet
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Özel, gjatë qëndrimit në...
-
“Shumë gra qëndrojnë në martesë toksike, për hatër të fëmijëve” – Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shumë shqetësuese
Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese, veçanërisht për ato që...

































