Sport

ZYRTARE: Gjilani prezanton Bylbyl Sokolin

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 13 December 2020

Klubi i Gjilanit e ka prezantuar Bylbyl Sokolin trajner të ri të skuadrës, shkruan Gazeta inFokus.

Sokoli do ta zëvendësoj Gentjan Mezanin e dorëhequr.

‘Proffa’ do të debutoj në ndeshjen e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës ndaj KEK-ut.

-Advertisement-

Më poshtë keni njoftimin e plotë të klubit të Gjilanit.

KOMUNIKATË ZYRTARE:

MIRËSEVJEN ‘PROFA’!

Sport Club “Gjilani” njofton se ka arritur marrëveshje me trajnerin Bylbyl Sokoli për të marrë drejtimin e skuadrës.

Debutimin për këtë edicion ai do ta bëjë në ndeshjen e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës ndaj KEK-ut.

Kjo do jetë kontrata e dytë e punës e Sport Club “Gjilani” dhe trajnerit Sokoli, i cili kisht drejtuar skuadrën dhe katër edicion më parë.

Profesor Sokolit i urojmë mirësardhje dhe shumë sukses drejt realizimit të objektivave që ka vendosur klubi./Gazeta inFokus/

Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz që qëndrojnë, text that says 'S.C. GJILAN TAL SH.P.K. TALI SH.P.K. SH.P.K. E'

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera