Lajme

Zyba i VV-së eskalon me krahasime, thotë se Musliu e pakënaqur me forcimin e ushtrisë së Kosovës “krahas Vuçiqit”

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 17 April 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, ka shkruar sot se krahas Serbisë dhe Presidentit të saj, Aleksandër Vuciq, “e pakënaqur” për forcimin e ushtrisë ka dalë edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu. Këto komente Zyba i bëri pasi u shpërnda një copë fjalimi i deputetes, në Gjermani.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, duke mbajtur një fjalim para një grupi të diasporës në Gjermani, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti po i keqpërdor kosovarët jashtë vendit. Këtu, ajo foli për hapjen e fondeve nga Qeveria, specifikisht për fondin për ushtrinë e Kosovës.

Zyba i LVV-së thotë se është më shumë se skandaloze, që t’i bësh thirrje mërgatës për sabotim të këtij fondi.

-Advertisement-

“Në kohën e kërcënimeve të përditshme nga Serbia, të rrethanave të reja globale për shkak të luftës në Ukrainë, në kohën e një pasigurie globale, pra mu në kohën kur më shumë se kurrë kemi nevojë për siguri e për të cilën gjë e kemi edhe FSK-në, të shkosh në mërgatë dhe t’i bësh thirrje mërgatës për sabotim të Fondit për Siguri të krijuar nga Qeveria e Kosovës, është më shumë se skandaloze dhe jashtëzakonisht shqetësuese”, ka shkruar Zyba në Facebook, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo, ai e thellon edhe më shumë interpretimin e kësaj deklarate të Musliut, duke thënë se forcimin e ushtrisë kosovare, krahas Vuciqit “paska dalë edhe deputetja e PDK-së”.

“Nëse ka pasur përbashkim shoqëror e politik në Kosovën e pasluftës ajo është padyshim Ushtria e Kosovës dhe forcimi i saj, por sot për këtë gjë fatkeqsisht të pakënaqur krahas Vuçiq-it e Serbisë na paska dale edhe deputetja e PDK-së Ganimete Musliu. E kam të pamundur ta kuptoj motivin e kësaj thirrje”, thuhet tutje në postimin e tij.

Më poshtë gjeni deklaratën e Musliut, të cilës i referohet Zyba:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera