Ekonomi

Zvarritet përzgjedhja e drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore

Autori: Gazeta inFokus 08:49 | 06 April 2018

Përzgjedhja e drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore vazhdon të zvarritet edhe më tutje, ndonëse ka kohë që Komisioni për Vlerësimin e Kandidatëve raportin e ka përfunduar, shkruan sot Gazeta “Zëri“.

Sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Administratës Publike, Arton Berisha, përmes një përgjigjeje elektronike ka deklaruar se Komisioni për Vlerësimin e Kritereve është duke hartuar listën e kandidatëve të cilët do të ftohen për intervistë.

“Konkursi i rishpallur për pozitën Drejtor i përgjithshëm në Institutin e Mjekësisë Ligjore është mbyllur. Për këtë pozitë kanë aplikuar shtatë kandidatë. Komisioni për Vlerësimin e Kritereve është në procesin e hartimit të listës së shkurtër dhe shumë shpejt do të mbahet intervista me gojë”, ka thënë Berisha.

-Advertisement-

Por, mundësia që ky konkurs të dështojë për herë të dytë nuk përjashtohet pasi që aplikimi i njërit nga kandidatët për këtë pozitë, Erton Beka, nuk ka qenë i kompletuar.

Lëshimi që është bërë nga Ministria e Administratës Publike ka bërë që aplikacioni i Bekës të mos arrijë në këtë ministri.

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy