Zulfaj: Nëse shkojmë sërish në zgjedhje, mund të humbim afër 90 milionë euro nga Plani i Rritjes
Autori: Gazeta inFokus
21:28 | 06 October 2026
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka paralajmëruar se Kosova mund të humbasë afër 90 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse vendi shkon sërish në zgjedhje.Ai ka thënë se 131.4 milionë euro nga 22 hapat e Planit të Rritjes kanë afat përfundimtar deri më 31 dhjetor të këtij viti.Sipas tij, mungesa e një Kuvendi funksional dhe e një Qeverie me kapacitet të plotë mund të rrezikojë zbatimin e këtyre reformave dhe përfitimin e fondeve.
“Nëse shkojmë sërish në zgjedhje, do të humbasim sërish fonde nga Plani i Rritjes. 131,4 milionë euro nga 22 hapa të Planit të Rritjes kanë afat përfundimtar 31 dhjetorin e këtij viti. Pa Kuvend funksional dhe pa Qeveri me kapacitet të plotë, mund të humbim afër 90 milionë euro”- ka shkruar Zulfaj.Ai ka përmendur edhe projektligjet që, sipas tij, kishin ngecur në qershor për shkak të bllokadës në Kuvend dhe për të cilat pritet të humben mbi 40 milionë euro.Zulfaj ka thënë se këto projektligje janë miratuar sërish në Qeveri, janë dërguar në Kuvend dhe dje kanë kaluar në lexim të parë.“Nëse Presidenti nuk zgjedhet sot, edhe këto projektligje nuk shkojnë në lexim të dytë dhe duhet të procedohen nga fillimi, në Qeveri dhe në Kuvend”- ka deklaruar ai.
Në mesin e tyre, Zulfaj ka përmendur edhe ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, për të cilin thotë se do t’i mundësonte Kosovës të bëhej pjesë e SEPA-s.Sipas tij, ky ligj ishte miratuar nga Kuvendi në fund të vitit 2024, por ishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga PDK-ja.“Çdo vit jashtë SEPA-s u kushton qytetarëve dhe bizneseve tona rreth 55 milionë euro”, ka shkruar Zulfaj.Zulfaj ka kritikuar opozitën për bllokadën institucionale.“Bllokada është zgjedhje.
Opozita ka zgjedhur të bllokojë, dhe koston po ua faturon qytetarëve”- ka shkruar ai.Kryeministri Albin Kurti para disa javësh ka thënë se Kosova duhet të fokusohet në zbatimin e 22 reformave që kanë afat deri në fund të dhjetorit, për të cilat janë të parapara 131.4 milionë euro nga fondet e Planit të Rritjes të Bashkimit Europian.Kurti këto deklarime i bëri në mbledhjen e dytë të Këshillit Ministror për Integrim Europian, në funksionin e Komitetit Drejtues për Planin e Rritjes.
“Tani vëmendja duhet të jetë te zbatimi i 22 reformave që skadojnë në fund të dhjetorit sivjet, në vlerë prej 131,4 milionë euro në fonde të BE-së. Mbi një e treta e këtyre reformave apo saktësisht 8 sosh kërkojnë miratim të projektligjeve në Kuvend”- tha Kurti.Kosova llogaritet se ka humbur mbi 40 milionë euro, ndërsa po pritet vetëm vendimi përfundimtar i Brukselit.Kosova ka tërhequr 62 milionë euro si parafinancim (7% e shumës), por pjesa tjetër kushtëzohet me hapat e agjendës.Gjashtë reformat që nuk zbatuan dhe llogariten se kushtojnë mbi 40 milionë euro: janë Ligjet për energjinë dhe energjinë elektrike së bashku me aktet nënligjore;
Ligji për ndihmën shtetërore dhe Sistemi i Kontrollit të Ndihmës Shtetërore; Ligji për inovacion dhe ndërmarrësi (Këshilli Kombëtar për Inovacion dhe Fondi i Inovacionit); Legjislacioni kornizë për falimentimin/paaftësinë paguese dhe Ligji për kamatëvonesat; Pakoja prej 6 ligjeve jetike (përfshirë ligjet për KPK-në, KGJK-në, Akademinë e Drejtësisë, përgjegjësinë disiplinore, rekrutimin dhe kontrollin e integritetit); dhe Strategjia për Luftimin e Krimit të Organizuar.Pakoja e BE-së për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027 – është në vlerë 6 miliardë euro. Kosovës i takojnë rreth 882 milionë euro: 253 milionë si grante dhe 629 milionë euro në formë të kredisë.Më 13.02.2026, Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen ndërkombëtare me Bashkimin Europian – Planin e Rritjes. Kjo është një ndër marrëveshjet me vlerën më të madhe dhe më të rëndësishmet që përfiton Kosova.
Për shkak të ngërçit të gjatë politik dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja, Plani i Rritjes kishte mbetur pa u ratifikuar për më shumë se një vit, duke mbajtur pezull shumën prej 882 milionë eurosh.

T� tjera
-
Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfitojnë kosovarët?
Lajme Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfit...
-
SHIFRA ALARMANTE të dhu*nës dhe vra*sjeve: Psikologia tregon pse përfundojnë në raste tragjike sikurse e ndjera Arlinda Zekaj
Rastet e dhunës në familje dhe vrasjet e fundit të grave në Kosovë kanë ngrit...
-
Patenta kthehet pas 8 ditësh, por ndalimi i vozitjes mbetet – ekspertët paralajmërojnë konfuzion te shoferët
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
“Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij s’kthehet më?” – emocionon vëllai i Erona Coklit në protestë
Në protestën mbarëkombëtare të mbajtur në Prishtinë kundër vrasjes së grave, ...
-
Arrestohen pesë persona për trafikim me nark*otikë në Prishtinë, sekuestrohen kok*ainë dhe marih*uanë
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në trafi...
-
Momenti kur qytetari në Elbasan hidhet nga dritarja t’i shpëtojë flakëve pas shpërthimit
Pak ditë më parë, shpërthimi i një bombole gazi në një pallat në Elbasan shka...
-
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt, hidhen tymuese para MD-së, kërkohet dorëheqja e Gërvallës, Sveçlës e Muhaxherit
Në Prishtinë po mbahet edhe sot protestë kundër vrasjes së grave. Protesta e ...
-
Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit
Deputetja e PDK-së, njëherësh anëtare e grupit punues qeveritar për hartimin ...
-
Bullgaria kthen 19 tonë mollë nga Maqedonia për shkak të pesticideve të larta
Mbi 19 tonë mollë maqedonase do të asgjësohen, pasi analizat laboratorike kan...
-
Presidentja Shiroka Pula priti Besiana Kadarenë, në fokus trashëgimia e shkrimtarit
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Besiana K...
-
23 zyrtarë korrektues nga Kosova fillojnë punën në burgjet e Danimarkës
Gjithsej 23 zyrtarë korrektues nga Kosova, të cilët më parë kanë ndjekur traj...
-
Drejtësi për Arlinda Zekajn, nis protesta në Prishtinë
Sot në Prishtinë mbahet protestë me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn,...

































