ZRRE: Nuk ka rritje të tarifave të energjisë, tarifat e NEMO-s mbeten të pandryshuara për 2026–2028
Autori: Gazeta inFokus
10:28 | 02 February 2026
Zyra e Rregullatorit për Energji ka mbajtur mbledhjen e parë të Bordit për vitin 2026-ë, në të cilën ka shqyrtuar kërkesën për përcaktimin e të hyrave dhe tarifave të NEMO për periudhën 2026–2028, duke theksuar se lista e tarifave për Kosovën propozohet të mbetet e pandryshuar dhe se nuk bëhet fjalë për rritje të tarifave të energjisë.
Muharrem Gashi, Udhëheqës i Departamentit të Tarifave në ZRRE, ka deklaruar se të hyrat e lejuara të propozuara përfshijnë komponentët rregullatorë standardë, si kostot operative, kostot që lidhen me investimet kapitale, amortizimet, kapitalin e punës dhe tarifat e licencës, duke theksuar se për Kosovën vlerat e propozuara si të hyra janë 669 mijë e 28 euro për vitin 2026, 712 mijë e 410 euro për vitin 2027 dhe 835 mijë e 613 euro për vitin 2028, ndërsa struktura e tyre dominohet kryesisht nga kostot operative.
“ZRRE ka pranuar aplikimin e ALPEX-it për përcaktimin e të hyrave dhe të tarifave të NEMO për periudhën 2026–2028. Pas analizimit dhe shqyrtimit të aplikacionit në aspektin teknik, financiar dhe ligjor, ZRRE ka zhvilluar edhe procesin e konsultimit publik, ku ka dalë me raportin konsultativ, i cili ka qenë i publikuar në uebfaqen e ZRRE-së. Ky raport ka dalë në muajin dhjetor të vitit 2025; gjatë kësaj periudhe nuk kemi pasur komente nga palët e interesit dhe as nga ALPEX-i. Shqyrtimi është realizuar në përputhje me Ligjin për Rregullatorin për Energji, Ligjin për Energji Elektrike dhe metodologjinë për përcaktimin e tarifave të operatorit të lejuar të tregut të energjisë elektrike NEMO. Kjo bazë ligjore i jep ZRRE-së kompetencë për miratimin e të hyrave të lejuara dhe të strukturës tarifore. Të hyrat e lejuara të propozuara furnizohen, ofertomi i tribunës së Kosovës përfshin komponentët rregullatorë standardë, siç janë kostot operative, kostot që janë të lidhura me investimet kapitale, amortizimet, kapitali i punës, tarifat e licencës. Vlerat e propozuara për Kosovën për vitin 2026 si të hyra janë 669 mijë e 28 euro për vitin 2026. Për vitin 2027 janë 712 mijë e 410 euro dhe për vitin 2028 janë 835 mijë e 613 euro. Struktura e të hyrave dominohet kryesisht nga kostot operative. Kjo rritje nuk është si rezultat i rritjes së tarifave. Kjo buron nga rritja e kostos për njësi, është rritur volumi i energjisë”, ka thënë ai.
Gashi ka shtuar se këto tarifa nuk përfaqësojnë çmimet e energjisë elektrike në bursa, pasi çmimet e tregut formohen automatikisht nga platforma e tregtimit, bazuar në ofertat dhe kërkesat e pjesëmarrësve në treg për çdo ditë dhe për çdo orë.
“Lista e tarifave të NEMO-s për Kosovën propozohet që të jetë e pandryshuar krahasuar me periudhën paraprake, dhe vazhdon me u apliku për tregun… Tarifat e ALPEX-it duhet sqaruar se aplikohen vetëm për shërbimet ndaj anëtarëve të bursës, përfshirë tarifat vjetore, tarifat administrative, tarifat variabile të tregtimit, klerimit. Pra, këto tarifa nuk përfaqësojnë çmimet e energjisë elektrike në bursa, pasi që këto çmime tregu formohen në mënyrë automatike nga platforma e tregtimit bazuar në ofertat e kërkesës së pjesëmarrësve në treg për çdo ditë dhe për çdo orë”, tha ai.
ZRRE ka shqyrtuar edhe caktimin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit në vazhdim të mbledhjes së Bordit për vitin 2026, duke njoftuar se, pas dështimit të dy procedurave të tenderimit dhe përfundimit të mandatit të furnizuesit të përkohshëm më 31 janar 2026, janë plotësuar kushtet ligjore për kalimin në fazën e emërimit me akt të veçantë për një periudhë trevjeçare.
Ushtruesi i detyrës në Departamentin Ligjor të ZRRE-së, Ymeridin Misini, ka sqaruar se Ligji për Energjinë Elektrike, përkatësisht neni 40, përcakton Furnizuesin e Mundësisë së Fundit si mekanizëm mbrojtës për konsumatorët, me qëllim që furnizimi me energji elektrike të mos ndërpritet në rastet kur konsumatori mbetet pa furnizues për shkaqe që nuk varen nga vullneti i tij.
“Sa i përket kornizës ligjore ligji për energjinë elektrike, gjegjësisht me nenin 40 përcakton se furnizuesi i mundësisë së fundit ekziston si mekanizëm mbrojtës për konsumatorët me qëllim që furnizim me energji elektrike të mos nderpritetet në rastet kur konsumatori mbetet pa furnizues për shkaqe4 që nuk varen nga vullneti tij. FMF nuk është furnizues tregtar i zakonshëm, por një mekanizëm mbrojtës i shërbimit publik. FMF aktivizohet vetëm në situata të jashtëzakonshme dhe të përkohshme. Një element shumë i rëndësishëm që ligji thekson është se shërbimi i FMF-së nuk është i përhershëm, konsumatorët kanë të drejtë të furnizohen nga FMF vetëm për një periudhe të caktuar kohore, e cila nuk mund të zgjasë më shumë se 60 ditë… Si rezultat i kësaj dështimi dhe anulimi i tenderit, bordi ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet që të caktohet furnizuesi i përkohshëm ”, ka theksuar ai.
Misini ka shtuar se kjo ndërmarrje është propozuar për shkak të përvojës në ushtrimin e kësaj përgjegjësie, posedimit të softuerit të nevojshëm, burimeve njerëzore profesionale dhe qëndrueshmërisë financiare, duke theksuar se FMF-ja nuk është biznes afatgjatë, por mekanizëm mbrojtës i kufizuar në kohë për të parandaluar që asnjë konsumator të mos mbetet pa furnizim me energji elektrike.
“Duke qenë se janë zhvilluar dy procedura të tenderimit të pasuksesshme dhe me 31 janar 2026 ka përfunduar mandati i furnizuesit të mundësisë së fundit të përkohshëm, ZRRE-ja ka konstatuar se janë plotësuar kushtet ligjore për kalimin në fazën e caktimit të furnizuesit të mundësisë së fundit me akt të veçantë përmes një afati tre vjeçar. Prandaj, pas vlerësimit të kapaciteteve teknike, organizative dhe financiare, si dhe deklarimit të gatishmërisë për marrjen e kësaj përgjegjësie nga licencuesit për furnizimin me energji elektrike, i propozojmë Bordit që të caktohet edhe më tej ndërmarrja KESCO si furnizues i mundësisë së fundit, pasi që e njëjta ka përvojë për të ushtruar këtë përgjegjësi, posedon softuerin e nevojshëm për ushtrimin e këtij funksioni, posedon burime njerëzore profesionale si dhe qëndrueshmëri financiare dhe do të jetë në gjendje të kryejë këtë funksion si FMF për periudhën nga 1 shkurt 2026 deri më 31 janar 2029. Pra, FMF-ja nuk është biznes afatgjatë, është një mekanizëm mbrojtës i kufizuar në kohë për të parandaluar që asnjë konsumator të mos mbetet pa furnizim”, tha ai.

T� tjera
-
Studentët mposhtën Vuçiqin pas 14 vitesh, nisin bisedimet për qeverinë e re në Serbi
Lëvizja studentore në Serbi, e cila shënoi një fitore historike në zgjedhje, ...
-
Protestat hyjnë në ditën e 14-të, Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të martë thirrjet për dialog me stu...
-
Tahiri për Arlinda Zekajn: Të gjithë mekanizmat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar sërish për ...
-
Kontrolli në veturën e 20-vjeçarit çon në ndalimin e tij nga policia në Shtime
Një 20-vjeçar është ndaluar nga Policia e Kosovës në orët e para të së martës...
-
ZKA-ja kishte konstatuar mangësi në efikasitetin e institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ka thënë se vrasja e Arlind...
-
Peja në kujtim të Arlindës, letra e saj drejtuar institucioneve rikthehet në shesh
Peja është bërë bashkë mbrëmë në nderim të Arlinda Zekajt, e cila u vra tragj...
-
Haxhiu për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takohet me krerët shtetërorë
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë sot, më 27 tetor, një ...
-
Specialja lejon publikimin me më pak redaktime të dëshmive të 10 dëshmitarëve në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Kuvendi me agjendë të ngjeshur, gjashtë komisione mblidhen gjatë ditës
Gjashtë komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje sot në Kuvend, ku në ren...
-
I jepet sot lamtumira e fundit Arlinda Zekajt
Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj të dielën në Vitomir...
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...































