Sport

Zidane bisedime me Mbappe, në marrëveshje përfshihet ‘ylli’ i Realit

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 26 March 2019

Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Spanja bëjnë me dije që Zinedine Zidane ka biseduar me Kylian Mbappe për transferimin e tij në “Santiago Bernabeu”.

Gazetari spanjoll Eduardo Inda, i cili foli për programin “El Chiringuito” Mbappe i ka bërë të qartë trajnerit francez se do të ulet të bisedojë me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi dhe do i kërkojë që ta lërë të lirë të largohet këtë verë.

Për më tepër, gazetari spanjoll siguroi se në këtë marrëveshje do të përfshihet edhe James Rodriguez, i cili nuk preferon të qëndrojë te Bayern Munchen, mirëpo Zidane nuk e konsideron pjesë të skuadrës.

-Advertisement-

Po ashtu, Isco do të jetë një tjetër emër që do përfshihet në marrëveshje, duke qenë se spanjolli ka hasur vështirësi me Solarin, tani me Zidane situata është ndryshe, por fantazistin do e kërkojë PSG, duke qenë se tashmë kanë humbur shërbimet e Adrien Rabiot.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera