Lajme

Zhvillime në Veri të Mitrovicës, Simiq në orën 24:00 viziton pikën kufitare

Autori: Gazeta inFokus 00:29 | 22 September 2021

Deputeti i Listës Serbe në Parlamentin e Kosovës, Igor Simiq, ka vizituar pikën kufitare në Jarinje aty ku po qëndron Njësia Speciale e Kosovës.

Ai madje është parë se për një kohë prej 10 minutash ka biseduar me zyrtarët policorë dhe më pas është larguar.

Simiq nuk ka pranuar të flas para gazetareve për arsyen e kësaj vizite në këtë kohë, as të jep përgjigje për Kanal 10 se çka ka biseduar me Policinë e Kosovës, transmeton Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Situata në veri të Mitrovicës nuk është qetësuar ende që kur Qeveria e Kosovës nisi së zbatuari reciprocitetin për targat.

Aktualisht pos policisë, në kufi po qëndrojnë edhe qytetarë serbë të veriut si shenjë proteste për vendimin e Qeverisë së Kosovës. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera