Lajme

Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 22 August 2022

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e një 13-vjeçarje në Gjilan.

Policia njofton se bëhet fjalë për A.I, e lindur në vitin 2009 dhe e cila banon në Gjilan.

Drejtoria Rajonale në Gjilan kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.

-Advertisement-

Përveç këtyre të dhënave, Policia ka publikuar edhe fotografinë e të miturës.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët

Gjilan, 22 gusht 2022

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me Urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim gjetjes së personit të zhdukur, të miturës me shënime si më poshtë:

• Inicialet A. I.

• Kosovare Shqiptare

• Viti i lindjes 2009

• Adresa e banimit Gjilan

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera