Lajme

Zhduken dy vajza të mitura, gjyshërit i lajmërojnë në polici

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 30 April 2021

Polici ka njoftuar se janë zhdukur dy vajza në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas policisë njëra nga vajzat është nga fshati Peran i Podujevës.

Gjatë ditës së enjte gjyshi ka njoftuar policinë se mbesa e tij ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

-Advertisement-

Nëna abuzon më fëmijën e saj, bashkëshorti e lajmëron në polici

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se mbesa e tij femër kosovare e mitur ka dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk dinë për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa një rast po të njëjtë e ka raportuar edhe një gjyshe, nga fshati Petrovë i Shtimes.

“Ankuesja femër kosovare ka raportua se mbesa e saj e moshës së mitur, nga data e lartëcekur ka dalur prej shtëpisë dhe nuk dihet se ku ndodhet. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera