Zgjidhet problemi që Kosova e Serbia ia shkaktuan Evropës me orët digjitale
Autori: Gazeta inFokus
16:22 | 03 April 2018
Vonesat e orëve elektrike në Bashkimin Evropian për shkak të kontestit për rrymën midis Serbisë e Kosovës kanë marrë fund
Këtë e ka konfirmuar për “Kohën Ditore” Claire Camus, zëdhënësja e Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit (ENTSO-E), e cila ka potencuar se ky problem është zgjidhur qysh në fillim të muajit mars.
“Operatorët e Rrjetit Evropian të Sistemit të Transmisionit janë pajtuar dhe kanë ndërmarrë një program kompensimi përmes të cilit frekuenca është mbajtur pak më lart sesa normalisht (duke futur më shumë energji në sistem sesa që nevojitet) për të mbuluar devijimet kohore. Ndërsa, që nga dita e djeshme, situata është kthyer në normalitet”, ka thënë Camus.
Rrjeti kosovar i Transmisionit, sipas saj, është debalansuar mes janarit dhe marsit, dhe për këtë, Rrjeti serb i Transmisionit nuk e ka kompensuar këtë të parën siç është dashur ta bëjë në bazë të rregullave të Sistemit Kontinental Evropian të Energjisë.
Kujtojmë se një devijim i frekuencës së energjisë, si pasojë e moskoordinimit mes Kosovës dhe Serbisë, i ka shkaktuar 113 gigavatë energji humbje Sistemit të Energjisë së Evropës Kontinentale, ka njoftuar Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit (ENTSO-E).
Devijimi i frekuencës së energjisë, sipas një kumtese të ENTSO-E, vjen për shkak se që nga mesi i janarit, Kosova është duke shpenzuar më shumë energji elektrike sesa që aktualisht prodhon. Ndërkaq thuhet se Serbia ka dështuar ta balancojë rrjetin energjetik të Kosovës për të cilën aktualisht është përgjegjëse.

T� tjera
-
Kurti: Gjatë vitit 2025, në Kosovë u kthyen 171 mjekë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të k...
-
Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfitojnë kosovarët?
Lajme Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfit...
-
SHIFRA ALARMANTE të dhu*nës dhe vra*sjeve: Psikologia tregon pse përfundojnë në raste tragjike sikurse e ndjera Arlinda Zekaj
Rastet e dhunës në familje dhe vrasjet e fundit të grave në Kosovë kanë ngrit...
-
Patenta kthehet pas 8 ditësh, por ndalimi i vozitjes mbetet – ekspertët paralajmërojnë konfuzion te shoferët
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
“Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij s’kthehet më?” – emocionon vëllai i Erona Coklit në protestë
Në protestën mbarëkombëtare të mbajtur në Prishtinë kundër vrasjes së grave, ...
-
Arrestohen pesë persona për trafikim me nark*otikë në Prishtinë, sekuestrohen kok*ainë dhe marih*uanë
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në trafi...
-
Momenti kur qytetari në Elbasan hidhet nga dritarja t’i shpëtojë flakëve pas shpërthimit
Pak ditë më parë, shpërthimi i një bombole gazi në një pallat në Elbasan shka...
-
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt, hidhen tymuese para MD-së, kërkohet dorëheqja e Gërvallës, Sveçlës e Muhaxherit
Në Prishtinë po mbahet edhe sot protestë kundër vrasjes së grave. Protesta e ...
-
Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit
Deputetja e PDK-së, njëherësh anëtare e grupit punues qeveritar për hartimin ...
-
Bullgaria kthen 19 tonë mollë nga Maqedonia për shkak të pesticideve të larta
Mbi 19 tonë mollë maqedonase do të asgjësohen, pasi analizat laboratorike kan...
-
Presidentja Shiroka Pula priti Besiana Kadarenë, në fokus trashëgimia e shkrimtarit
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Besiana K...
-
23 zyrtarë korrektues nga Kosova fillojnë punën në burgjet e Danimarkës
Gjithsej 23 zyrtarë korrektues nga Kosova, të cilët më parë kanë ndjekur traj...




































