Zgjedhjet vendore në Shqipëri, Berisha zyrtarizon koalicionin me Metën
Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 13 March 2023
Nga selia e Partisë Demokratike, kreu i grupit të Rithemelimit Sali Berisha ka njoftuar se Këshilli Kombëtar i PD ka vendosur se grupimi i tij do të hyjë në zgjedhje në koalicion me Partinë e Lirisë së Ilir Metës.
Gjithashtu, Berisha njoftoi për ditën e nesërme ato që ka cilësuar si ”ndryshime të reja” brenda koalicionit opozitar.
“Do komunikohen nesër zhvillimet e reja të këtij koalicioni. Ne jemi të bindur se koalicioni është tmerri i Edi Ramës. Edi Rama është i tmerruar nga këto zgjedhje. Ai urdhëroi gjykatës të pamoral, pa ndërgjegje profesionale dhe njerëzore, të shkelmojnë ligjet. Ai, me pengjet e tij, po degradon çdo institucion të këtij shteti”, ishin fjalët e ish-kryeministrit.
Ai bëri një paralelizëm letrar me kryeveprën e Gogolit për çështjen gjyqësore që e ndan me palën e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.
“Njohja e Alibashës me autorizimin e një të dorëhequri, ekziston në një formë të ngjashme vetëm te Shpirtrat e Vdekur të Çiçikovit. Nuk ka në historinë e botës një autorizim të vlefshëm. Këto janë testamente të njerëzve pa moral, të pengjeve që shfrytëzohen në mënyrën më të turpshme”, tha Berisha.
“Së dyti, nuk ekziston në asnjë ligj dhe Kushtetutë, që zyrtari që jep dorëheqjen, duhet të regjistrojë dorëheqjen në gjykatë. Këtu tejkalohet. Askush asnjëherë në këtë vend nuk ka vënë kurrë në dyshim deklaratën e dorëheqjes, siç bën Edi Rama me Lulzim Bashën”, shtoi Berisha.
Sipas tij, “këto vijnë nga tmerri që ai ka nga vota e lirë. Ai e ndjen se është i humbur, ai e ndjen se ka shpërthyer një urrejtje popullore ndaj tij, që nuk ka të krahasuar, përveç urrejtjes ndaj Enver Hoxhës. Pikërisht sepse ka lepurin në bark, kombinoi me McGonigalin me fustan, e cila në shkelje të të gjitha parimeve të vendit të saj dhe këtij vendi, u angazhuan në mënyrën më korruptive kundër Partisë Demokratike. Rama dhe Kim, të dy me mekanizmin McGonigal, do të dështojnë siç dështoi ai”. /Telegrafi
Të tjera
-
Kurti: Amerika është mikja dhe partnerja jonë historike
Kryeministri Albin Kurti sot është takuar me nënsekretaren e Departamentit të...
-
Përfundon takimi i prindërve dhe Thaçin në Hagë, flet babai: “Po na merr malli, n’Kosovë e kanë venin e jo këtu”
Ka përfunduar vizita e prindërve të ish-presidentit Thaçi në Qendrën e Parabu...
-
Osmani pas takimit me Nënsekretaren amerikane: Partneriteti ynë me SHBA-të, është dhe do të mbetet ekzistencial për çdo sukses dhe çdo arritje të Republikës sonë
Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë një video nga takimi dhe konferenca e përba...
-
Hamza në Zvicër: Mërgimtarët janë shtyllë e pamohueshme ekonomike
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Bedri ...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Mehmet Bylykbashi
Ka vdekur ditën e shtunë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mehmet...
-
Nëna dhe babai i Thaçit marrin sërish rrugën e largët nga Kosova në Holandë për t’u çmallur me djalin e tyre
Pas një periudhe të gjatë që nuk e kishin parë djalin e tyre, prindërit e ish...
-
Kurti: Shtetet e Bashkuara, aleatja historike e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë a...
-
Marrëveshja mes Kosovës dhe ShBA-së, Hovenier: Ky është një hap i rëndësishëm
Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është i nderuar që ishte ...
-
Ambasadori italian: Letra e Gërvallës, e pavlefshme
Italia konsideron se nuk është i vlefshëm zotimi për krijimin e draft statuti...
-
Kroacia nesër e nis kontigjentin e 41-të në Kosovë në kuadër të KFOR-it
Ministria kroate e Mbrojtjes ka bërë të ditur se nesër do të mbahet ceremonia...
-
Shkarkohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri
Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka mbajtur kuvendin e përgjithshëm, që e ...
-
Nënsekretarja amerikane: Kosova bën pjesë në BE dhe NATO
Pas presidentes Vjosa Osmani, nënsekretarja amerikane për Diplomacinë Publike...