Lajme

Zgjedhjet në Podujevë, sot shorti për renditjen në fletëvotim

Autori: Gazeta inFokus 07:19 | 02 March 2020

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot tërheq shortin për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike në fletëvotim, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës.

Në këto zgjedhje marrin pjesë vetëm tri parti: LDK me kandidat Nexhmi Rudarin, LVV me Shpejtim Bulliqin dhe PDK me Naim Fetahun.

Fushata do të fillojë më 3 mars dhe do të zgjasë deri më 13 mars, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

Zgjedhjet e 15 marsit në Podujevë mbahen pasi që kryetari i kësaj komune, Agim Veliu ka dhënë dorëheqje nga detyra për t’u bërë ministër i Punëve të Brendshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera