Lajme

Zemaj takohet me ambasadoren e ShBA-së në NATO: Diskutim i frytshëm për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 12 January 2023

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, u takua sot me ambasadoren amerikane në NATO, Julianne Smith, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, u shpreh i lumtur për diskutimin e frytshëm që pati me Smith, me të cilën biseduan mbi marrëdhëniet historike Kosovë-ShBA.

“Si gjithmonë, Kosova është përjetësisht mirënjohëse ndaj SHBA-ve dhe aleatëve në NATO, për lirinë, për paqen dhe proceset e tjera të shtetndërtimit tonë, për të theksuar  veçanërisht edhe mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadorës Smith dhe gjithë stafit në kuadër të Misionit që ajo e drejton, për punën, bashkëpunimin dhe angazhimeve tona këtu në NATO” ka thënë mes të tjerash Zemaj./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

M ëposhtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera