Zelensky zotohet se Rusia do të përballet me “pasoja ligjore” për veprimet në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 19 February 2023
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është zotuar se “çdo sulm rus – në çdo cep të shtetit tonë do të ketë pasoja konkrete ligjore për shtetin terrorist”.
Gjatë fjalimit të tij me video të postuar mbrëmjen e 18 shkurtit, Zelensky tha se Kievi kishte “marrë sinjale të forta nga partnerët tanë dhe marrëveshje konkrete mbi pashmangshmërinë e mbajtjes së Rusisë përgjegjëse për agresionin dhe terrorin kundër Ukrainës dhe popullit të saj”.
Ai tha se kjo do të bëhet “jo vetëm për të keqen që Rusia ka sjellë që nga 24 shkurti, por edhe për atë që nga viti 2014”, duke iu referuar pushtimit nga Moska të rajonit të Krimesë të Ukrainës dhe nxitjes së një lufte separatiste në pjesë të Ukrainës lindore.
Më 19 shkurt, ushtria ukrainase tha se Rusia vazhdon të kryejë operacione sulmuese në disa zona të Harkivit, Donjeckut dhe Luhanskut. Përveç kësaj, Rusia kreu sulme ajrore kundër infrastrukturës civile në rajonet Hmelnytcky, Dnipropetrovsk, Donjeck dhe Herson, duke përfshirë më shumë se 50 sulme nga raketahedhës të shumtë. Rreziku i sulmeve raketore në të gjithë Ukrainën mbeti i lartë, thuhet në deklaratën e ushtrisë ukrainase.
Deklaratat e Zelenskyt erdhën në të njëjtën ditë kur nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, tha në Konferencën e Sigurisë të Mynihut se “SHBA-ja ka përcaktuar zyrtarisht se Rusia kreu krime kundër njerëzimit” në Ukrainë.
Ajo tha gjithashtu se SHBA-ja do të mbështesë Ukrainën “për aq kohë sa duhet”.
Pushtimi rus i Ukrainës – që ka nisur më 24 shkurt 2022 – mbushë një vit javën e ardhshme. /REL
Të tjera
-
Miratimi i Rezolutës për gjenocidin në Srebenicë, Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Aleksandar Vuçiq pas seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashk...
-
Kurti: Orientimi e vlerat tona janë forcuar kah BE-ja, NATO-ja e luftimi i korrupsionit
Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministri i Republikës së Kosovë...
-
Mediat e kontrolluara nga Vuçiqi hedhin vrer ndaj vendeve që votuan pro rezolutës për Srebrenicën
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën për gjenoci...
-
Shefi BE-së, i EULEX-it, e disa ambasadorë të BE-së vizituan fabrikën e mobileve “Graniti”
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, së bashku me shefin e EULEX-it, ...
-
Djalit të heroit Afrim Bunjaku i mundësohet punësimi në ndërmarrjen lokale të Vushtrrisë
Jetlum Bunjaku, djali i heroit të Kosovës Afrim Bunjaku, është punësuar në Nd...
-
Thérén dy persona në Mitrovicë, dyshohet se ngjarja ndodhi në “Minatori”
Dy persona janë therur me thikë sonte rreth orës 21:30 në Mitrovicë. Lajmi...
-
Kurti për Rezolutën e Srebrenicës: Për paqe në Ballkan, duhet vërtetuar përgjegjësia e Serbisë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka përgëzuar miratimin e Rezolutës së O...
-
Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini
Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, i është përgjigjur kryetarit ...
-
Krasniqi: Mënyra e shkuarjes në zgjedhje të reja nuk ndikon në rezultatin zgjedhor
Sipas kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, mënyra e shkuarjes në zgjedhje të ...
-
Hovenier: Po kërkojmë nga Kosova veç ta dërgojë në Kushtetuese draftin për Asociacionin – do ta respektojmë vendimin
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për çështjen e anë...
-
Kuvendi nesër me tjetër seancë me vetëm një pikë të rendit të ditës
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën e radhës plenare duke filluar nga...
-
Tërmet në Turqi
Turqia është goditur sot nga një tërmet. Raportohet se fuqia e dridhjes is...