Zelensky tha se s’do ta njohë Kosovën, deputetja ukrainase: S’jam dakord me pozicionin e tij
Autori: Gazeta inFokus
14:03 | 02 September 2026
Deputetja ukrainase, Kira Rudik, tha se deklarimet e presidentit Volodymyr Zelensky në Serbi, ku theksonte se Ukraina nuk do ta njihte Kosovën, nuk ishin diskutuar paraprakisht në Parlament.
Në një lidhje për A2cnn, ajo tha se është kundër pozicionit të Zelenskyt në raport me Kosovën.
“Unë nuk bie dakord me pozicionin e presidentit Zelensky. Zakonisht ne jemi si një front i bashkuar jashtë Ukrainës, por në këtë çështje unë mendoj se ne duhet të nderojmë ata njerëz që janë miqtë tanë dhe ata që na mbështesin që nga fillimi. Është një deklaratë që Presidenti Zelensky e ka bërë dhe nuk ishte diskutuar me Parlamentin ukrainas dhe për më tepër ne kemi organizata ndërkombëtare me Parlamentin ukrainas që mbështet Kosovën. Është një organizatë që quhet ‘Kosova e lirë’ dhe mendoj se nuk është vetëm një zë në këtë çështje”.
“Dua ta përdor këtë mundësi me ju që t’i falënderoj të gjithë njerëzit, pavarësisht nga cilat vende vijnë, që mbështesin Ukrainën dhe strehojnë refugjatët tanë dhe bëjnë çka munden për të ditur që Rusia po sjell shkatërrim. Në fund të fundit, nëse Rusia fiton, të gjithë ne humbasim. Prandaj, ne duhet të gjejmë mënyrën se si të ecim përpara në mënyrë më konstruktive të mundshme dhe të gjejmë një zgjidhje se si të sigurojmë që demokracia të fitojë kudo që ne shkojmë”, tha Rudik.
Sipas saj, Rusia ka në plan të sulmojë NATO-n në vitin 2030.
“Fatkeqësisht, vendet baltike janë më të vogla dhe kanë ushtri më të vogla dhe Putini me të vërtetë do që t’i tregojë botës dhe t’i tregojë të gjithë partnerëve të tij që NATO është e paaftë. Prandaj nuk besoj në sulmin në shkallë të plotë ndaj NATO-s, por mendoj se Rusia do të përpiqet të provokojë dhe të shikojë mundësinë se cili do të jetë reagimi i NATOS-s nëse ata sulmojnë një nga shtetet e NATO-s”, theksoi deputetja ukrainase.

T� tjera
-
“Kështu është kur mbetesh pa miq e aleatë”, Rrezarta Krasniqi reagon për këngën serbe kundër Kosovës në një forum të BE-së
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka r...
-
Gruaja në Bordin e BQK-së e burri në TEB, mbi 127 mijë euro të hyra nga pagat e bonuset e majme
Në Kosovë, një nga vendet më të varfra të kontinentit evropian, të cilën e qe...
-
Presidentja takohet me ambasadoren e Izraelit, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve
Presidentja Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit n...
-
KPM nuk miraton rekomandimin për vërejtje ndaj TV Dukagjinit për emisionin “Debat Plus”
Komisioni i Pavarur për Media (KPM), lidhur me rastin e Televizionit Dukagjin...
-
Komisioni Evropian distancohet edhe me “shkrim” për melodinë nacionaliste kundër Kosovës: Na vjen keq për zgjedhjen e grupit muzikor
Komisioni Europian ka shprehur keqardhje për interpretimin e këngës nacionali...
-
Eurodeputeti: Kosova meriton respekt të plotë, meloditë nacionaliste në Forumin e Zgjerimit minojnë frymën e pajtimit rajonal
Deputeti i Parlamentit Europian, Ilhan Kyuchyuk i ka dalë në mbështetje Kosov...
-
26-vjeçarja që u arrestua për drogë me Astrit Haraqijën, motra e ish-kandidates për deputete
Kjo grua që po hyn në objektin e Gjykatës në Prishtinë, është një nga gjashtë...
-
Rama njofton se është anuluar takimi në Athinë për “Prishtina 2030”: Kurti dhe Qeveria duhet të japin llogari
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është anuluar takimi në A...
-
Hykmete Bajrami akuzon Qeverinë për kapjen e ZRRE-së dhe KOSTT-it: Sot tregoi kujt i ka shërbyer për 7 vjet
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar...
-
Rasti i rëndë i 26-vjeçares në Prizren, Spitali del me të dhëna të detajuara
Spitali i Prizrenit është deklaruar në lidhje me vdekjen e 26 vjeçares si dhe...
-
E rëndë në Prizren: 26-vjeçarja ndërron jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës
Një 26-vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, pasi...
-
Mustafa: Qeveria e Kosovës pranoi se ka blerë energji elektrike nga Serbia, qytetarët meritojnë përgjigje për dimrin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka reaguar pa...






























