Lajme

Zelensky takohet me shefin bërthamor të OKB-së

Autori: Gazeta inFokus 07:20 | 31 August 2022

Zelensky u takua me shefin e mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, i cili do të drejtojë një ekip ekspertësh për të inspektuar termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të mbajtur nga Rusia në Ukrainën jugore këtë javë.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, mbërriti në kryeqytetin ukrainas vonë të hënën në krye të një ekipi prej 14 personash përpara një vizite në uzinën e pushtuar nga Rusia.

Zelensky tha se misioni ishte “ndoshta një nga çështjet me prioritet në lidhje me sigurinë e Ukrainës dhe botës sot”, dhe bëri thirrje për “çmilitarizimin e menjëhershëm të uzinës” dhe transferimin e tij në “kontrollin e plotë të Ukrainës”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera