Lajme

Zelensky: Shqiptarët ma kujtojnë Shën Terezën

Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 03 May 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelennskyy, ka pasur një paraqitje në Kuvendin e Shqipërisë, ku ka kërkuar të mbyllen portet për anijet ruse e të kufizohet ardhja e turistëve rus.

Në fjalimin e tij para deputetëve shqiptar, Zelennskyy, falënderoi shqiptarët për mbështetjen e cila tha se i kujtoi Shën Terezën shqiptare për të cilën tha se u shndërrua në simbol të humanizmit në botë.

Në kuvend, Shqipëria, i premtoi Ukrainës, gjithë ndihmën që ka mundësi, duke specifikuar mbështetjen me ngritjen e zërit në tryezën e NATO-s e në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

-Advertisement-

Rama kujtoi se historia e Kosovës është ajo që i bënë më të kuptueshëm në përjetimet e Ukrainës.

Kryeministri shqiptar tha se do të japin kontributin si shtet edhe në konferencën e donatorëve më 5 maj. Pas  këtyre deklaratave, opozitari, Sali Berisha, kërkoi të anulohen vizat për rusët e të ndërpriten marrëdhëniet diplomatike me Moskën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera