Zelensky: Do ta rindërtojmë Ukrainën
Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 10 March 2022
Presidenti Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim duke u kërkuar partnerëve të Ukrainës në mbarë botën që të ofrojnë zgjidhje të bazuara në realitet, jo në opinione abstrakte.
Ai thotë se liderët po mblidhen për të diskutuar për luftën dhe anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe thekson se ai e di se cilët nga ata liderë po mbështesin shtetin që ai drejton.
Për luftën, ai thotë se burrat dhe gratë ukrainase po mbrojnë shtetin e tyre për 15 ditë me radhë dhe kanë zmbrapsur sulmet në zona kyçe.
Ai konfirmon se tre persona, duke përfshirë një fëmijë, u vranë në bombardimin e maternitetit në Mariupol dhe thotë se pretendimi i Rusisë se nuk kishte pacientë në spital është një gënjeshtër.
Rusët kanë krijuar një “katastrofë humanitare”, thotë ai, duke shtuar: “Më është thyer zemra nga ajo që pushtuesit u kanë bërë qyteteve tona, shtetit tonë”.
Ai thotë se Rusia dëshiron të poshtërojë popullin ukrainas dhe “t’i bëjë ata të gjunjëzohen dhe të marrin bukë dhe ujë nga duart e tyre”.
Zelensky shtoi: “Ne nuk u bëmë skllevër dhe nuk do të bëhemi kurrë sepse ky është shpirti ynë dhe ky është fati ynë”.
Mes tjerash, ai tha se pas luftës, gjithçka do të rindërtohet në standardet më të larta dhe planifikimi nga qeveria tashmë është duke u bërë. “Nuk do të mbetet asnjë gjurmë nga pushtimi rus”, transmeton Klankosova.tv.
Të tjera
-
Kurti: Rreziku i një luf*te të re në rajon është real, duam të anëtarësohemi sa më shpejt në NATO
“Ekziston një rrezik real i luftës pasi Serbia është duke krijuar lidhje më t...
-
Zyrtare: Policia e shpall në kërkim Enver Sekiraqën!
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve t...
-
Stano: S’ka asgjë të re rreth raportit të Borell për masat, veprimet e fundit në Veri të padobishme
Republika e Kosovës vazhdon të jetë ende nën masa të Bashkimit Evropian. Zëdh...
-
Szunyog: Anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk varet nga BE-ja
Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, ka deklaruar se çështja e...
-
Bajrami: Qeveritarët tanë kanë shpenzuar mesatarisht 8800 euro në ditë për ushqim dhe pije
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka th...
-
Dënohen me 19 vite burg vr āsësit e Lulzim Fejzullahut
Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka shpallur vendimin e aktgjykimit për vra...
-
Deputetja e LDK-së kundër marrëveshjes me Danimarkën: “Eksportojmë të rinj jashtë vendit, importojmë kriminelë”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka krit...
-
Korenica: Vetëm çiftet të kenë fëmijë, jo gruaja e pamartuar
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka propozuar që të ndryshohe...
-
Pas Abdixhikut, Hovenier takon edhe Vjosa Osmanin, kjo është arsyeja
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHB...
-
Abdixhiku ha drekë me Hovenierin, flasin për vizionin euroatlantik të Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dalë në drekë ...
-
Moska: Vendimi i Norvegjisë për të ndaluar turistët tanë është armiqësor dhe diskriminues
Moska e ka cilësuar ndalimin e hyrjes së turistëve rusë në Norvegji nga 29 Ma...
-
Kurti jep detaje të tjera për vizitën në Londër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar për vizitë në Londër...