Lajme

Zëdhënësi i qeverisë fajëson gazetarët që bojkotuan konferencën, arsyeton vonesën e Hekuran Muratit

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 25 January 2023

Pas bojkotimit të konferencës së Ministrit të Financave, Hekuran Muratit nga gazetarët pas vonesës për afro të një orë ka reaguar edhe zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryesiu, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka fajësuar mediat se konferenca nuk u mbajt meqë interesi publik nuk u vendos në rend të parë.

Si arsye për vonesën e Muratit, Kryeziu e la një takim të brendshëm të kabinetit qeveritar, derisa shtoi se kjo “situatë ka mundur të shmanget”.

-Advertisement-

“Shprehim keqardhje për atë që ndodhi sot. Vonesat në fillimin e konferencës për media ishin të arsyeshme meqë pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë kishte një takim të brendshëm të kabinetit qeveritar. Mbajtja e konferencës pas mbledhjes së Qeverisë ishte paralajmëruar paraprakisht. Me gjithë konsideratën për punëtorët e medieve që ishin prezent në ndërtesën e Qeverisë, besoj shumë që kjo situatë ka mundur të shmanget. Konferencat për media pas mbledhjes së Qeverisë janë me interes për publikun. Sot nuk pati konferencë për media sepse interesi publik nuk u vendos në rend të parë”, ka shkruar Kryeziu.

Ndërkaq para këtij reagimi Kryeziu ka pasur edhe një diskutim me gazetarët në koridor ku i ka lutur që të kthehen pasi që nuk do të ndodhë më herave të tjera kjo vonesë prej afro 1 orëshe.

Kthehuni kësaj here, përcjellni ministrin çfarë ka për të thënë, nuk besoj që do të ndodhë më herave të tjera… a mundem me ua kërku si favor kësaj radhe”, u kishte thënë ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera