Rozë

Zbuloni në cilin film do ta dëgjojmë këngën e re të Lady Gaga

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 25 April 2022

Këngëtarja e famshme, Lady Gaga, pritet të publikojë një këngë të re muajin e ardhshëm e cila do jetë pjesë e filmit “Top Gun: Maverick”. Kënga titullohet “Hold my hand” dhe do dëgjohet në filmin me protagonist aktorin e famshëm Tom Cruise.

Sipas burimeve të afërta me këngëtaren kënga pritet të jetë “epike” dhe do lançohet para publikimit të filmit.

Gjithashtu këta zëra shtojnë se Gaga mund të jetë gati për një nominim tjetër “Oscar” falë kësaj kënge.

-Advertisement-

Kjo nuk do ishte diçka e re pasi ajo tashmë ka fituar një çmim të tillë për kategorinë “Kënga më e mirë origjinale” me këngën “A Star is born” në filmin me të njëjtin titull bashkë me aktorin e famshëm Bradley Cooper.

Kujtojmë që në vitin 2019 kënga dhe filmi patën një sukses të jashtëzakonshëm nxitur dhe nga thashethemet për një romancë të mundshme midis aktorëve.

Gaga do vazhdojë me turin e albumit “Chromatica” i cili është shtyrë disa herë që nga vitti 2020 për shkak të pandemisë.

Filmi “Top Gun: Maverick” pritet të dalë në kinema muajin e ardhshëm dhe paraqet personazhin e aktorit të mirënjohur Tom Cruise në një përballje me frikërat dhe fantazmat e së shkuarës dhe një sakrificë të mundshme në misionin përfundimtar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera