Sport

Zbulohet arsyeja kryesore e largimit të Zidanes nga Real Madridi

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 10 October 2018

Zinedine Zidane pas përfundimit të sezonit 2017/2018 vendosi të largohet nga Real Madrid.

Trajneri francez kishte befasuar të gjithë kur pak ditë pas triumfit të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, vendosi të ndajë rrugët me Real Madridin.

Sipas ‘El Pais’, deri te ky vendim për trajnerin Zinedine Zidane ishte prezenca e një lojtari te ‘Los Blancos’.

-Advertisement-

Në janar të vitit 2018, Zidane dhe drejtuesit e Realit ishin pajtuar që në fund të sezonit do të shisnin Gareth Balen 100 milionë euro, dhe këto para të shfrytëzoheshin për sjelljen e emrave si Neymar, Hazard, Kane apo Salah.

Florentino Perez pas përfundimit të finales me Liverpoolin, nuk ishte pajtuar që të zbatohet kjo marrëveshje, duke shprehur besimin e plotë në Bale.

“Ky është një djalë më i mirë se Cristiano”, raportohet të ketë thënë Perez.

Kjo gjë nuk u prit mirë nga Zidane, që nuk hezitoi të ndante rrugët me Real Madridin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera