Rozë

Zaimina Vajsari do ta bëjë një djalë, dëshirën që t’ia plotësojë kërkesën bashkëshortit

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 16 November 2020

Zaimina Vasjari dhe bashkëshorti i saj Klodian Asllani kanë një fëmijë së bashku, vajzën Khloe. Ndërkohë këngëtarja së fundmi ka treguar se burri i saj dëshiron që të bëhet babi i një djali. Këngëtarja ka thënë se këtë dëshirë do ia plotësojë bashkëshortit duke thënë se në momentin kur të ngelet shtatzënë do ta ndajë lajmin e mirë me të gjithë.

Në një intervistë për ‘Binjakët’ ajo ka folur edhe për karakterin e saj, duke thënë se ajo ndryshon shumë shpejtë mendje, duke shtuar se vetëm për burrin nuk ka ndrshuar mendje asnjëherë.

“Unë jam njeri që ndërroj mendje shumë shpejt, jo në të gjitha gjërat. Se tek burri nuk ndryshoj mendje. Nuk i kam plotësuar një dëshirë dhe ai gjithashtu. Nuk kam bërë një djalë, por që do t’ia bëj dhe ai s’më ka blerë helikopter (qesh). Djali kur të vijë do ta themi. Kam nga ato shtatzënitë që në muajin e tetë kuptohem që jam,”– u shpreh ajo në emisionin “Binjakët”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera