Sport

Xhevat Prekazi mezi e shet fanellën e Partizanit të Beogradit, publikon çmimin për keqardhje

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 20 February 2023

Xhevat Prekazi, ish-futbollisti nga Kosova dhe tani ndihmëstrajneri i Serbisë U21, e ka shitur për rreth 2 mijë euro ankand fanellën e vet me Partizanin e Beogradit, të nënshkruar, për t’i ndihmuar viktimat e tërmetit vdekjeprurës në Turqi.

Turqia jugore dhe Siria veriore u goditën nga një tërmet i fuqishëm 7.8 ballësh mëngjesin e hershëm të 6 shkurtit, i cili i ka vrarë mbi 46 mijë njerëz në të dy vendet.

“Fanella ime u shit për 38.000 lira turke (1.887 euro), në përputhje me kërkesën e donatorit tonë. Faleminderit të gjithë juve që morët pjesë dhe më përkrahët. Të dua shumë, Turqi!” shkroi Prekazi në Twitter.

Ish-mesfushori 65-vjeçar i kaloi nëntë vite në Partizan në kryeqytetin serb, ku edhe jeton sot e asaj dite, para se të bënte karrierë të madhe në Turqi, ku luajti për gjigantin Galatasaray për gjashtë sezone ku e publikoi edhe një fotografi të faturës së parave të dhuruara nga shitja e fanellës.

-Advertisement-

Rrëfimi emocionues i nënës së Mujë Krasniqit: Ia bojsha bukën, vike me shokë të UÇK-së, po kurrë s’erdh ma

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy