Lajme

Vushtrriasi bëhet kryetar i një komune në Suedi

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 01 June 2022

Vushtrriasi Driton Bilalli, tashmë ka edhe zyrtarisht pozitën e kryetarit të Komunës në Tranemo të Suedisë.

Këtë e ka bërë të ditur babai i tij, Milazim Bilalli përmes rrjeteve sociale.

Ai u shpreh krenar për suksesin e arritur nga djali i tij duke i uruar punë të mbarë, transmeton klankosova.tv.

-Advertisement-

”Sot djali ynë Driton Bilalli zyrtarisht merr postin e Kryetarit te Komunës ne Tranemo – Suedi.
Ne si prindê dhe familje jemi shume krenar me sukseset dhe punen tuaj.
Urime dhe shume suksese. Te prift e mbara. Zoti te bekofte!”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera