Lajme

Vuçiq: Sot Beogradi dhe “Ballkani i Hapur” janë kryeqyteti botëror i verës

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 01 September 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, theksoi sot në hapjen e panairit ndërkombëtar të verës “Wine Vision of the Open Balkans” në Beograd, se sipas asaj që është bërë, rajoni i “Ballkanit të Hapur” ka treguar se jo vetëm që mund të jemi pjesë e botës, por edhe që në shumëçka mund të garojmë dhe të jemi më të mirë në sfera të ndryshme të jetës shoqërore, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Ai tha se sot mund të shihet se sa e rëndësishme dhe e hapur është iniciativa “Ballkani i Hapur”, në të cilën ai shtoi se do të donte që të gjithë ata që mund të gjejnë një vend për veten e tyre të jenë në të.

Panairi i parë ndërkombëtar i verërave “Wine vision of the Open Balkans”, i sponsorizuar nga qeveritë e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë si pjesë e nismës “Open Balkans”, u hap sot në prani të Presidentit të Serbisë, kryeministrit të Shqipërisë, të Maqedonisë Veriore dhe Malit të Zi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera