Lajme

Vuçiq ndryshon kahje: Serbia planifikon të blejë avionë luftarakë nga Franca

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 11 April 2022

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar së fundi lidhur me blerjen e armëve nga Serbia.

Ai tha se shteti serb planifikon të blejë avionë luftarakë francezë “Rafale”.

Këtë deklaratë Vuçiq e dha për Reuters, teksa ekspertët e panë si “shenja më e fundit që Beogradi të distancohet nga furnizimi tradicional i armëve nga aleati i Rusisë”.

-Advertisement-

“Ne kemi negociuar për një vit për blerjen e 12 avionëve të rinj dhe planifikojmë të blejmë edhe 12 avionë të tjerë të përdorur nga një vend tjetër”, deklaroi Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Serbia dhe “Dashault Aviation”, e cila është një kompani franceze për prodhimin e avionëve ushtarakë dhe të biznesit kanë diskutuar për blerjen dhe shitjen e 12 avionëve.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme është raportuar se Serbia është furnizuar me raketa nga shteti i Kinës.

E lidhur me këtë njohësit e çështjeve të Ballkanit dhe më gjerë e panë si rrezik të përkeqësimit të gjendje së sigurisë për rajonin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera