Lajme

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analistja amerikane Ivana Stradner: Presidenti i Serbisë sapo tha se është i çmendur

Autori: Gazeta inFokus 08:21 | 30 April 2024

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq humbi plotësisht kontrollin gjatë një pyetje që iu parashtrua nga gazetarja e “Bosnjës së Lirë”.

Me të parashtruar pyetjen se analistja Ivana Stradner ka deklaruar se Serbia synon ta lë rrugën e Brukselit dhe t’i bashkohet BRICS-it, presidenti Vuçiq filloi me ironi – duke thënë se vetëm e lirë nuk është duke iu referuar emrit të mediumit nga ku iu parashtrua pyetja.E pamjet e reagimi të tij dhe humbjes së kontrollit i ka shpërndarë vetë analistja amerikane Stradner, e cila ka shkruar në X se Vuçiq e ka quajtur të çmendur dhe se ka nevojë për trajtim mjekësor.

“Si e di ajo se çfarë mendojë apo ëndërroj unë. A mos më kanë vendosur një çip në kokë? Gjithçka mendoj unë vetëm për BRICS-in jo, ata janë çmendur të gjithë – mbetet të shihet se cili mjek do t’i shërojë”, tha Vuçiq i cili vazhdimisht me një dozë nervozizmi dhe ngritje toni i përgjigjes gazetares.

-Advertisement-

Kjo nuk është hera e parë që Vuçiq reagon në këtë mënyrë ndaj gazetarëve, e në veçanti ndaj atyre që nuk mendojnë si ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera