Vuçiq e Brnabiq i gjuhen ambasadorit gjerman, arsye bëhen barrikadat
Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 21 December 2022
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur anti-serb ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, duke thënë se ai njihet për deklarata kundër serbëve. Vuçiq gjithashtu ka thënë se Gjermania kërkon të dominojë plotësisht në Ballkan.
Të njëjtën gjuhë gjë e ka bërë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, po gjatë ditës së djeshme, pasi Rohde tha se barrikadat duhet të hiqen deri në Krishtlindje.
“Z. Rohde është i njohur për deklaratat e tij anti-serbe”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq ka shfaqur pakënaqësi edhe me politikat gjermane në rajon, duke thënë se Gjermania kërkon dominim në Ballkan.
“Gjermania dëshiron dominim të plotë në Ballkan”, ka thënë ai.
Ndërkaq kryeministrja serbe, Ana Brnabiq tha se deklaratat e Rohde janë “thellësisht shqetësuese”, sepse sipas Bërnabiq ai po kërcënon shprehimisht serbët.
“Deklarata vërtet skandaloze nga ambasadorët në kaq shumë nivele. Së pari, ju sot deklaruat se barrikadat duhet të hiqen dhe madje guxoni të jepni afate (deri në Krishtlindje). “Ambasador, sqaroni: Krishtlindjet tuaja apo tona? Vetëm për ta ditur”, shkroi Brnabiq,.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dje ka kërkuar që barrikadat të largohen para krishtlindjeve. Ai ka thënë se ato duhet të largohen nga ata që i kanë vendosur.
“Qëndrimi ynë është i qartë. Ato janë të paligjshme dhe duhet të largohen sa më shpejt që të jetë e mundur nga ata që i kanë vendosur. KFOR-i është aty dhe ai ofron një ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë. Kështu që jam optimist që do të realizohet shpresoj sa më parë që të mundet, sepse e fundit që na duhet është një përshkallëzim i mëtejmë i situatës. Qeveria e Kosovës e ka depërshkallëzuar situatën. Keni barrikada bllokuese dhe nuk mund të lëvizni aq. Ka njerëz në veri dhe do të nënvizoja që ata po vuajnë më së shumti dhe janë bërë një top goditjeje nga politika. Kështu që, tash sidomos, meqë po vijnë Krishtlindjet, këto barrikada duhet hequr sa më parë që të jetë e mundur” ka deklaruar Rohde në KTV.
Të tjera
-
Bislimi takon ministrin e BE-së të Hungarisë, flet për synimet e Kosovës për integrime evropiane
Takimi i fundit i vizitës zyrtare në Budapest i zëvendëskryeministrit të parë...
-
Sveçla pas operacionit në Veri: Mbetjet krim*inale të Radojçiqit po i ç’rrënjosim nga veriu i vendit tonë
Në Veri janë konfiskuar sasi e madhe e armatimit që dyshohet se kanë mbetur n...
-
Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë
Një ditë më parë në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork u shfaq filmi dokumenta...
-
Lëndohet shoferi i një kamioni në Ferizaj, një sasi e dheut ia zuri këmbët
Një person në Ferizaj është lënduar në vendpunishte derisa po shkarkonte dheu...
-
(PAMJE) Policia gjen arsenál ármátimi në veri të Kosovës, ndalohet një ish-zyrtar policor
Autoritetet e Kosovës kanë thënë të martën se kanë konfiskuar sasi të konside...
-
Në Zveçan u kap sasi e madhe e muni*cionit, flet Drejtori i Policisë: Pranuam informatë edhe nga AKI
Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, në një konferenc...
-
KFOR-i turk e kryen trajnimin për kontrollin e tráziráve të turmës në kampin Bondsteel
Misioni i NATO-së, KFOR, ka bërë të ditur se Njësitë turke nga Komanda Rajona...
-
Sveçla: Kosova partnere serioze në nismat rajonale, shpesh edhe shembull për rajonin
inistri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mori pjesë sot në Konferencë...
-
Ahmeti njofton se Kosova nuk është në agjendë: Këshilli i Evropës po shfrytëzohet si levë presioni mbi Kosovën
Zëvendësministri i Ministrisë së Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se disa s...
-
Një rrugëtim në krijimet e jashtëzakonshme të artistit Eshref Qahili
“Skënderbeu pa flokë” e poezia e Ali Podrimjes “Kosova, gjaku ynë që nuk fale...
-
Hamza: Lajm i mirë që zgjedhjet e parakohshme janë temë diskutabile, takimet si ajo e djeshmja të shpeshtohen
Kandidati për kryeministër të Kosovës, nga Partia Demokratike, Bedri Hamza, t...
-
Maqedonci: Vizita e Presidentes në SHBA pjesë e opsioneve që po i shqyrtojmë për blerje të helikopterëve
Për disa ditë, Presidentja Vjosa Osmani ka realizuar një vizitë zyrtare në Sh...