Lajme

Hamza: Lajm i mirë që zgjedhjet e parakohshme janë temë diskutabile, takimet si ajo e djeshmja të shpeshtohen

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 14 May 2024

Kandidati për kryeministër të Kosovës, nga Partia Demokratike, Bedri Hamza, tha se është tejet e rëndësishme që më në fund po hapet mundësia që të flitet për çështjet të cilat në të vërtetë i preukupojnë qytetarët dhe shtetin tonë: stagnimin ekonomik, rritjen enorme të çmimeve, pensionet dhe pagat e vogla, shëndetësinë dhe arsimin që kanë probleme të mëdha.

“Këto tema kanë degraduar mirëqenien e qytetarëve tanë – këtyre sfidave duhet t’u japim zgjidhje sa më parë.
Prandaj, është lajm shumë i mirë që tashmë zgjedhjet e parakohshme, të cilat PDK i ka kërkuar për një kohë të gjatë, janë pjesë e diskutimeve publike – përfshirë edhe propozimet konkrete për datën e tyre”, shkroi Hamza në Facebook.

Sipas Hamzës, takimi i mbrëmshëm nuk duhet të shihet si diçka e jashtëzakonshme.

-Advertisement-

“Përkundrazi, takime të tilla unë pres të shpeshtohen në vendin tonë në të ardhmen, në mes të gjithë spektrit politik, sepse ky ka qenë dhe do të jete modeli im i qeverisjes”, tha ai.

“Bashkëpunimi dhe dialogu në interes të qytetarëve dhe shtetit – është mënyra se si unë e shoh funksionimin e përgjegjshëm mes akterëve politik”, përfundoi Hamza.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera