Lajme

Sveçla pas operacionit në Veri: Mbetjet krim*inale të Radojçiqit po i ç’rrënjosim nga veriu i vendit tonë

Autori: Gazeta inFokus 21:01 | 14 May 2024

Në Veri janë konfiskuar sasi e madhe e armatimit që dyshohet se kanë mbetur nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë, ku vdiq rreshteri Afrim Bunjaku.

Pas konferencës për media, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkruar në Facebook se po zbulohen përmasat e krimit dhe kapacitetet e armatimit që kanë pasur grupet kriminale në veri.

“Në çdo ditë të punës sonë po zbulojmë përmasat e krimit dhe kapacitetet e armatimit që kanë pasur grupet kriminale në veri, të cilat kanë sulmuar apo kanë planifikuar të sulmojnë zyrtarët tanë dhe institucionet tona.”

-Advertisement-

Ai ka thënë se “mbetjet kriminale të Milan Radojçiqit po i ç’rrënjosim nga veriu i vendit tonë”.

Sveçla ka shkruar se është e qartë kush qëndron mbrapa kësaj veprimtarie, derisa ka shtuar se sulmuesit e Banjskës po strehohen në Serbi e mbrohen dhe glorifikohen nga Aleksandër Vuçiq.

“Është e qartë kush qëndron prapa kësaj veprimtarie si edhe pas depove të tjera të armatimit, sulmeve ndaj zyrtarëve tanë, pjesëtarëve të KFOR, gazetarëve e qytetarëve. Të njejtit e sulmit të Banjskës, të cilët strehohen në Serbi e mbrohen dhe glorifikohen nga Aleksandër Vuçiq.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera