Lajme

Vritet një tjetër gjeneral rus në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 17 April 2022

Zëvendëskomandanti i ushtrisë së 8-të të forcave të armatosura ruse, Vladimir Petrovich Frolov, ka vdekur në luftën në Ukrainë, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve TASS.

Lajmi u konfirmua nga guvernatori i Shën Petersburgut, Alexander Beglov. Siç tha ai: “Vladimir Petrovich Frolov pati një vdekje heroike” në betejë me siç i quajti |nacionalistët ukrainas”.

Guvernatori tha se Frolov “sakrifikoi jetën e tij që fëmijët, gratë dhe të moshuarit në Donbas të mos dëgjonin më shpërthime bombash. Të ndalonte së prituri vdekjen dhe të largohej nga shtëpia, të thoshte lamtumirë sikur të ishte hera e fundit”.

-Advertisement-

Por shumica e granatimeve që po ndodhin në Ukrainë po kryhen nga Rusia, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë gjithë luftës, disa gjeneralë rusë dhe personel ushtarak të rangut të lartë janë raportuar të vdekur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera