Lajme

Letra e Gërvallës, Gjermania e vlerëson hap konkret vetëm dërgimin e draftstatutit në Kushtetuese

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 16 May 2024

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë në një përgjigje për Express, k thënë se vetëm dërgimi i drafstatutit për Asociacionin në gjykatën Kushtetuese konsiderohet si hap konkret për themelimin e tij.

Në këtë mënyrë, ambasada i është përgjigjur ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila të enjten ia ka nisur një letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, ku u zotua se një draft statut të punuar nga vet Qeveria do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese deri në fund të muajit maj.

“QUINT-i dhe të tjerët kanë theksuar vazhdimisht se Kosova pritet të ndërmarrë hapa konkretë për themelimin e Asociacionit në mënyrë që të arrijë shumicën e nevojshme prej dy të tretave në Komitetin e Ministrave që aplikimi për anëtarësim të jetë i suksesshëm. Sipas mendimit tonë, dorëzimi i draftstatutit në Gjykatën Kushtetuese përpara mbledhjes së Komitetit të Ministrave do të ishte hap i tillë. Siç tha ambasadori Rohde në postimin e tij në Tëitter pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës: ‘Kosova tani duhet ta bëjë pjesën e rëndë’. Kjo ende nuk ka ndodhur”, thuhet në këtë përgjigje./Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Gërvalla: Qeveria zotohet që deri në fund të majit ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera