Lajme

Dugolli i VV-së hedh dyshime se pajisja në veturën e Vehbi Kajtazit nuk ishte gjurmues: Shqetësimet nuk adresohen me gjysmë të vërteta

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 31 October 2024

Pushteti nëpërmjet një komenti në postimin e gazetarit Besnik Krasniqi që i doli në mbrojtje Vehbi Kajtazit pas zbulimit të përgjuesit në automjetin e tij, nuk e ka pranuar se pajisja ishte përgjues.

Këtë e ka bërë deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, i cili me një koment ka kritikuar Krasniqin se si “enda pa pasur asnjë lloj ekspertize apo ndonjë konstatim të ndonjë organi kompetent, ti veç e paske “zbuluar” se kush i paska vu “përgjues” z.Kajtazi në automjet dhe kush qenka duke “ndjekur” gazetarin”, ka shkruar Dugolli.

Deputeti i VV-së shkon më tej, thotë se shqetësimet duhet adresuar, por asnjëherë duke u shërbyer me gjysmë të vërteta, teksa ka përdorur thonjëzat kur ka përmendur argumentet e paverifikuara.

-Advertisement-

“I nderuar Besnik, Kosova është shtet demokratik dhe të gjitha institucionet veprojnë në pajtim me rregullat dhe ligjet e këtij vendi dhe për rrjedhojë askush nuk ka nevojë të frikësohet. Shteti ynë ka mjaftueshëm mekanizma qe garantojnë liri dhe të drejta për secilin. Në rast se dikush pretendon se ekziston dyshimi i bazuar për mohimin, cenimin apo shkeljen e ndonjë të drejte të garantuar, ekzistojnë rrugë dhe mënyra për t’i adresuar shqetësimet, por asnjëherë duke u shërbyer me gjysmë të vërteta apo me “argumente” të paverifikuar”, ka shkruar Dugolli.

“Shteti dhe institucionet tona janë mjaftueshëm të pjekura që të ofrojnë garanci të lirisë dhe demokracisë për të gjithë qytetarët, pa dallim profili, pozite apo funksioni”, thuhej në komentin e Dugollit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera