Fokus

Vritet një person në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 03 September 2023

Një person ka mbetur i vrarë në lagjen Arbana në Prizren, në pasditen e së dielës, shkruan Gazeta Infokus.

Rastin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Në ora 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana ne Prizren. Dyshohet se një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri drejt një viktime mashkull”, deklaroi Bytyqi për Infokus.

-Advertisement-

Tutje ai ka bërë të ditur se i dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim nga Policia.

“Në ora 19:00 nga ekipi i emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës. I dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim nga policia”, tha tutje ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera