Fokus

Nën kërcënimin e ạrmës grabitet një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 17 January 2025

Sot në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë, në një institucion mikrofinanciar ka ndodhur një grabitje, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se nën kërcënimin e armës në këtë institucion mikrofinanciar janë grabitur një shumë parash.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 13:20 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Agim Ramadani”në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se dy persona të dyshuar nën kërcënim të armës kanë grabitur një shumë parash. Policia po kryen veprimet e  nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka thënë Ahmeti për Infokus./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera