Lajme

Vrau shqiptarin që po i prishte shtëpinë me ekskavator, gjykata lë të lirë italianin

Autori: Gazeta inFokus 23:43 | 09 January 2023

Gjykata e Arezzo-s ka lënë të lirë Sandro Mugnai, i cili qëlloi me armë zjarri fqinjin e tij shqiptar, Gëzim Dodoli mbrëmjen e 5 janarit.

Kujtojmë se shqiptari u vra teksa po prishte me ekskavator shtëpinë e tij.

Mediat italianebëjnë me dije se gjykatësi nuk ka dhënë masë sigurie ndaj 53 vjeçarit duke argumentuar se nuk ka rrezik arratisje apo përsëritje të krimit.

-Advertisement-

Ndërkohë mësohet se italiani është shprehur para gjykatësit se mbrojti familjen e tij që ishte në rrezik për jetën nga shembja e mundshme e çatisë së shtëpisë.

Mbrëmjen e 5 janarit, italiani mori pushkën e gjuetisë që mbante dhe qëlloi në drejtim të Dodolit i cili ndodhej në kabinën e mjetit me kovën që çante murin e banesës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera