Vrasja e rëndë në tentativë në këmbim të 14 mijë eurove, iu caktohet nga një muaj paraburgim katër të dyshuarve
Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 25 January 2023
Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesë prokurorit, Armend Hamiti ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Driton Sylejmani, Xhevdet Mehanaj, Hysni Hoxha dhe Terik Shalaku të akuzuar për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë.
Sipas kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se i dyshuari, Driton Sylejmani nga shtatori i vitit 2022 në vazhdimësi deri në ditën e arrestimin e tij ka pranuar porosi nga persona të ndryshëm për kryerjen e veprave penale në këmbim të të hollave, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Tutje Sylejmani së bashku me Xhevdet Mehanaj marrin porosi nga Hysni Hoxha që në këmbim të 10 mijë eurove të privohet nga jeta me armë zjarri personin e quajtur Veton Dragusha nga Fushë Kosova, i cili ishte vëllau i ish-gruas së djalit të tij, Hysni Hoxhës.
Gjithashtu i akuzuari Sylejmani thuhet se ka marrë porosi edhe për hedhjen e koktej molotivi ndaj biznesit “Sirius Wine” SH.P.K, kjo në këmbim të shumës prej 4 mijë eurosh.
Me rastin e bastisjes nga ana e policisë Sylejmanit i janë konfiskuar një sopatë e vogël, shkop druri, revole me kalibër 7.62 mm, pesë plumba dhe një karikator i pistoletës me një palë dylbi.
Ndërsa të dyshuarit Hoxha i janë konfiskuar 3 pistoleta,4 karikator, fishek, një pushkë ajrore me dy dylbi etj.
Gjithnjë sipas kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, Prokuroria Themelore ka pranuar kallëzim penal nga Policia e Kosovës nën dyshimin e bazuar se të akuzuarit Sylejmani, Mehanaj, Hoxha dhe Shalaku dyshohen se kanë vepruar si grup personash për kryerjen e veprave penale vrasje e rëndë në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, lëndim i rëndë trupor, detyrim, zjarrëvënje dhe mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve.
Prokurori Hamiti në kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit rëndit si fakte CD, incizimet për sulm ndaj Veton Dragushës, transkriptimet nga përgjimet ligjore, deklaratat e të dëmtuarve.
Mbi këto arsye të lartcekura në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit e njëjta të mërkurën, është aprovuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, duke ia njohur edhe të drejtën për ankesë ndaj kësaj mase në Gjykatën e Apelit.
Ndryshe, katër të dyshuarit e lartcekur janë arrestuar të hënën, gjatë një operacioni policorë në rajonin e Prishtinës./BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Kurti: Për 2 javë, 313 serbë i konvertuan patentë shoferët në të Kosovës, kanë kohë 3 muaj
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se për dy javë 313 qytetarë serbë i k...
-
Ngjarjet e datës 22 maj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00) Kom...
-
Osmani takon disa ambasadorë evropianë, iu flet për nevojën e heqjes së masave ndaj Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorë të disa sht...
-
IPK-ja suspendon tre zyrtarë policorë
Inspektorati Policor i Kosovës bazuar në autorizimet ligjore, për dy raste të...
-
Ky është punëtori që vd iq pasi ra nga kulmi ku po punonte në Novobërdë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes, ku një punëtor i një kompanie ...
-
Haradinaj: Njëfarë vakti Kurti ka pasur nevojë për Mustafën si peshku për oksigjen
Daut Haradinaj, ish-deputet i AAK-së, tha se një kohë kryeministri Kurti ka p...
-
Kurti u shtron darkë partnerëve të koalicionit qeverisës dhe përfaqësuesve në Kuvend të komuniteteve joshumicë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetarja ...
-
Kryeziu i reagon BE-së: Paraqitje mashtruese e asaj që Asociacioni ishte menduar të ishte
“Statusi i të gjitha strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia ësh...
-
E rëndë në Drenas: I riu e rrah të dashurën në motel, ajo ikë dhe del në rrugë – goditet nga një veturë
Një rast i pazakontë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në afërsi të një moteli në...
-
Qeveria: Asociacioni nuk është ombrellë për legalizimin e strukturave paralele
Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, nëpërmjet rrjetit social “X...
-
Haradinaj: Zgjedhje ka kur do Kurti
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në emisioni...
-
Berisha, Escobarit: Ata që kërkojnë opozitë të emëruar, s’i shërbejnë demokracisë por “putinizmit”
Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Ber...