Lajme

Vlora Çitaku i reagon Borrellit: Gënjeshtra, Thaçi asnjëherë s’është arrestuar, ai u vetëdorëzua

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 14 December 2022

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratave të kryediplomatit Evropian, Josep Borrell, lidhur me ish-presidentin Thaçi.

Çitaku ka thënë se deklaratat e Borrellit, e vërtetojnë politizimin e procesit gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së.

“Gënjeshtrat e Borrellit e vërtetojnë politizimin e procesit gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së.

-Advertisement-

Fillimisht, presidenti Thaçi ka dhënë dorëheqje si President i Republikës së Kosovës për t’u përballur me akuzat kundër tij. Ai asnjëherë nuk është arrestuar, por është vetëdorëzuar!
Për më tepër, Dhomat e Specializuara nuk janë mekanizëm i BE-së, por i Kosovës.

Deklaratat e Borrellit e dëshmojnë dhe një herë politizimin e skajshëm të procesit gjyqësor, me të cilin po mundohen të krijojnë një balancë artificiale ndërmjet viktimave dhe agresorit”, tha Çitaku.

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe te Sigurisë, Josep Borrell, ka folur për arrestimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, derisa po mbante një fjalim në Forumin për të Drejtat e Njeriut me temën “Ndaloni mosndëshkimin – Rruga drejt llogaridhënies dhe drejtësisë”, ku po bashkëbisedohej me pjesëtarë të shoqërisë civile për Drejtësinë Transicionale.

“Siç e dini ish-presidenti i Kosovës është tani është atje duke pritur të gjykohet dhe policia jonë me mision në Kosovë EULEX-i ishte në krye për arrestimin e tij. E kemi arrestuar kur ishte president në zyrë. Dhe e kanë dërguar t’u përgjigjet akuzave, të ballafaqohet me drejtësinë”, është cituar në media të ketë thënë Borrell.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera