Lajme

Vlora Çitaku i kundërpërgjigjet Shkëlzen Gashit, i tregon se çka i dha Kosova

Autori: Islam Morina 20:42 | 03 September 2022

Ish ambasadorja Vlora Çitaku i është kundërpërgjigjur Shkëlzen Gashit, i cili e quajti atë përfaqësuese e regjimit të vjetër, shkruan Gazeta Infokus.

Çitaku ka thënë se asnjëherë nuk ka abuzuar me fonde e pozitë dhe se nuk është pasuruar financiarisht, por Kosova i dha asaj disa gjëra që nuk blihen me para.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

“Unë, përfaqësuesja e regjimit të vjetër 😀

Asnjëhere nuk kam abuzuar me fonde, e as me pozitë. Nuk jam pasuruar financiarisht.

Po, mua Kosova më ka dhanë gjana të cilat nuk blihen me para. Ma ka dhënë nderin me e nënshkru deklaratën e pavarësisë. Ma ka dhënë nderin me shërby si deputete, ministre, ambasadore.

Ma ka dhanë nderin me qenë pjesë e proceseve shumë ma të mëdha se une vet. Andaj, përjetë i jam borxh, e përjetësisht do t’i shërbej”, ka shkruar Citaku në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera