Lajme

“Vjosa Osmani ka marrëveshje politike me Lumir Abdixhikun”

Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 14 April 2021

Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka komentuar për mënyrën se si Vjosa Osmani u zgjedh presidente e Kosovës.

Ai tha se Vetëvendosja e zgjodhi Osmanin presidente, pikërisht me mënyrat të cilat i luftonte e i kundërshtonte në të kaluarën.

Ndërsa Limaj ka thënë se po të ishte edhe partia e tij në Kuvend nuk do ta votonte Presidentin pa një marrëveshje politike.

-Advertisement-

Kështu ka shfaqur dyshimet e tij se një marrëveshje e tillë, ishte me Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila i bëri kuorumin Osmanit për tu zgjedhur presidente.

“Ka ndodhur siç ka ndodhur çdo herë në Kosovë. Në kohën kur janë zgjedhur presidentët tjerë, këta kanë kritikuar. Ka ndodhur sikur me zgjedhjen e presidentëve të tjerë. Nuk po flas për pazare. Kjo është edhe më keq. Ndryshe është të bisedosh me një parti politike ndryshe me një person. Më normale se të kërkosh ndihëm e një partie. Në momentin kur largohesh nga institucione dhe drejtohesh te një individ atëherë kemi të bëjmë me pazare. Mundt ë ketë marrëveshje ndërmjet Vjosa Osmanit dhe Abdixhikut por ne nuk e dimë. Krejt ajo që ka ndodhur është ajo që ka ndodhur gjithmonë. Krejt skenat që kanë ndodhur në të kaluarën dhe këta i kanë sharë ka ndodhur edhe këtë herë”, tha Limaj në Prime Time./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera