Vjedhja përfundon në garë shpejtësie, 4 “skifterët” arratisen me mjetin luksoz, arrestohet shqiptari
Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 23 January 2023
Teksa magazina e shtëpisë së tij ishte duke u grabitur nga një grup prej 4 shqiptarësh, një 33-vjeçar italian ndodhej në shoqërinë e disa miqve në një bar, ku dhe mori në celular njoftimin se po grabitej.
Në këtë moment 33-vjeçari njoftoi autoritetet, ndërsa u nis drejt banesës së bashku me dy miqtë e tij për tu përballur me hajdutët. Me të arritur pranë banesës tre italianët vunë re dy persona brenda një makine “Audi Rs5 Coupe”, dhe dy të tjerë brenda magazinës që po vidhej.
Në momentin që kuptuan se janë zbuluar 2 hajdutët brenda magazinës nxituan drejt automjetit të tyre, ku teksa largoheshin plagosën njërin prej miqve të 33-vjeçarit, i cili nuk u dorëzua dhe nisi ndjekjen me mjetin e tij Ford Fiesta.
Mediatitaliane bëjnë me dije se ndjekja me shpejtësi të lartë përfundoi pranë një kryqëzimi kur hajdutët përplasën mjetin e tyre me atë të italianit 33-vjeçar, ku më pas 3 prej tyre u larguan dhe mbeti pas një 43-vjeçar shqiptar.
Mjeti Audi rezultoi se kishte qenë gjithashtu i vjedhur, ndërsa brenda makinës u gjetën sendet e vjedhura në magazinën e italianit, ku mes tyre ishin elektroshtëpiake të vogla dhe disa bizhuteri e ora.
Sakaq, sipas raportimeve i arrestuari i vetëm mbetet 43-vjeçari shqiptar që nuk mundi të largohet nga skena e përplasjes, ndërsa vijojnë hetimet për arrestimin e gjithë grupit./Gazeta Express
Të tjera
-
Kurti: Kosova ka nevojë për një qeverisje efikase që i përmbush nevojat e qytetarëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se administrata publike ësht...
-
Ambasada britanike: Kosova të bëjë gjithçka që është e mundur që ta sigurojë mbështetjen e Komitetit të Ministrave
Në Strasburg sot zëvendësministrat e Jashtëm të vendeve anëtare janë duke bër...
-
ASK i bën thirrje qytetarëve që të regjistrohen: Është obligim ligjor
Agjencia e Statistikave e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëz...
-
”Elektrosever” nis instalimin e njehsorëve inteligjentë në veri
Kompania “Elektrosever” do të fillojë instalimin e njehsorëve të rinj intelig...
-
Përparim Rama: Deri në transformim, ish-ndërtesa e Gërmisë do të shërbejë për ekspozita
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga punim...
-
Selmanaj: Kam dëgjuar se në burgun e Dubravës po u duhet të presin nga 10 ditë për t’u pastruar
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se...
-
Raporti i Borell për çështjen e masave ndaj Kosovës në përfundim e sipër, pritet t’u dorëzohet shteteve
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Brukseli zyrtar e ka...
-
Mblidhen zëvendësministrat në Strasburg, s’dihet nëse Kosova është agjendë
Në Strasburg, sot pritet të takohen zëvendësministrat e Jashtëm të vendeve an...
-
23 vjeçari nuk respektoi masën mbrojtëse, Policia në Ferizaj ia konfiskon veturën dhe e gjobitë me 500 euro
Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer të moshës 23-vjeçare në Ferizaj, meq...
-
Ramush Haradinaj kujton “Betejën e Çabratit”: Gjakova, vatër e atdhedashurisë dhe shqiptarisë ndër breza
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në kujtim të ...
-
Alarmon Shenoll Muharremi pasi rriqërat pickuan atë dhe fëmiun e tij
Opinionisti dhe studiuesi Shenoll Muharremi ka alarmuar opinionin pasi është ...
-
Gjendet edhe trupi i nënës Alma Arrazi në lumin Buna
Është gjetur në ujërat e lumit Buna edhe trupi i 39-vjeçares, Alma Arrazi. ...