Lajme

Vitia kritikon qeverinë e PAN-it: Pse nuk është bërë më herët ligji për çmimin e barnave?

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 09 March 2023

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kritikuar Qeveritë e mëparshme që nuk e kanë proceduar ligjin për çmimet e barnave.

Ai tha se në Qeverinë e PAN-it asnjë ligj nuk është proceduar në MSH.

“Në asnjë prononcim timin dje nuk kam thënë pse nuk është bërë ky ligj më herët. Unë kisha pas qef ky ligj mu bë ma herët, fatkeqësisht nuk është bërë. Kisha pas qef mu merr me probleme tjera, fatkeqësisht mu ka dasht mu merr me këtë problem. Pse nuk është bërë ma herët, sepse në Qeverinë e PAN-it, a e dini sa ligje janë procedu në MSH, zero, asnjë ligj. Edhe atëherë iu kam thënë kjo çështje nuk zgjidhet me udhëzim administrative”, tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera