Viola Von Cramon kritikon Qeverinë Kurti
Autori: Gazeta inFokus 23:38 | 31 May 2022
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka qëndruar të martën në Prishtinë.
Cramon ka thënë që Kosova duhet të bëjë një kompromis në dialogun me Serbinë teksa ka kritikuar për ekzekutivin për disa vendime që kjo i konsideron si jo të zgjuara.
Pas vizitës zyrtare në Beograd, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon erdhi në Prishtinë.
Eurodeputetja foli për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe për nismën rajonale “Open Balkan”.
Von Cramon shprehet skeptike për Ballkanin e Hapur, për shkak se siç thotë ajo, nisma nuk gëzon mbështetjen e të gjitha shteteve.
Megjithatë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të jetë më bashkëpunuese në rast se dëshiron të integrohet më shumë në regjion.
“Është më se e vërtetë që Procesi i Berlinit deri më tani nuk ka dhënë rezultatet e pritura, prandaj duhet të jetë në fokus të kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Ndërsa nisma tjetër rajonale ‘Open Balkan’ që është iniciuar nga dy shtet dhe e nuk gëzon mbështetje nga të gjitha palët, jam skeptike për këtë proces. Por mund të them që disa vendime që janë marrë nga kjo Qeveri nuk kanë qenë shumë të zgjuara, duhet më shumë bashkëpunim nëse dëshironi të integroheni në regjion”, u shpreh ajo për TV1.
Von Cramon thotë, se Kosovës po i mungon vullneti në dialog.
Sipas saj shteti ynë duhet të jetë i gatshëm për një kompromis final me Serbinë.
“Duhet më shumë vullnet nga të dyja palët e përfshira në dialog. Çfarë kam dëgjuar nga partnerët në Berlin, Bruksel e Uashington, ka skepticizëm nga ana e Kosovës në këtë proces. Unë nuk e di nëse se kjo po bëhet për t’i kënaqur qytetarët e vendit, për të cilën do të ndjehesha keqardhje. Më të vërtet dua të shoh që ka vullnet për një kompromis e të përmbyllet ky proces. Nuk është mirë që të gjitha projektet të mbesin peng për shkak të dialogut”, shtoi ajo.
Mes tjerash raportuesja në Parlamentin Evropian tha se shpreson që brenda këtij viti do të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës.
Të tjera
-
Letra e Gërvallës, Gjermania e vlerëson hap konkret vetëm dërgimin e draftstatutit në Kushtetuese
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë në një përgjigje për Express, k thënë se vetë...
-
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së për letrën e Gërvallës: Gabim politik dhe taktik
LDK-ja e konsideron të gabuar politikisht dhe taktikisht letrën e Gërvallës p...
-
Në Kuvend kalojnë shumica e marrëveshjeve ndërkombëtare
Pas një dakordimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe krerëve të Partisë Demokr...
-
Kuvendi nis me një minutë heshtje për Ukshin Hotin
Kuvendi i Kosovës ka nisur me një minutë heshtje për intelektualin, Ukshin Ho...
-
Rama fton qytetarët t’i vizitojnë parqet e kryeqytetit: Jemi duke punuar pa ndal në mirëmbajtjen e tyre
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar qytetarët që të viz...
-
Kurti: Serbia të dorëzojë në Kosovë terrὀristin Radoiçiqin
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga Samiti i liderëve që p...
-
Varhelyi nga Mali i Zi: Plani i rritjes është duke u realizuar
Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka thënë se plani i rritjes...
-
Ministrja Gërvalla mban konferencë për media
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, do të mbajë sot konferencë pë...
-
Letra e Gërvallës, Agon Maliqi thotë se do të trajtohet si tallje nga ndërkombëtarët
Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka shkruajtur në profilin e tij në...
-
Haki Abazi e shpall vdékjen e Qeverisë Kurti, hap “të pame” në Kuvend
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani i pavarur, Haki Abazi, simbolikish...
-
Gjakovari arratiset pasi bën për spital gruan dhe djalin
Një grua ka raportuar në polici se një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj s...
-
18 raste të dhúnës në familje brenda dy ditëve në Kosovë
Dhuna në familje vazhdon të mbetet njëri ndër problemet më serioze në shoqëri...