Sport

Vinicus “fton” Neymarin te Reali: Dua të luaj me të

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 29 January 2019

Sulmuesi brazilian ka shprehur dëshirën të luajë përkrah bashkëkombësit të tij.

Vinicus Junior nuk e fsheh faktin që Neymar është lojtari që ai pëlqen më shumë në futboll dhe ëndërron të luajë përkrah tij, përcjellë KosovaPress.

Talenti brazilian theksoi se Neymar është një idhull për të, të cilin e ka përcjellur qysh nga fëmijëria.

-Advertisement-

“Dua të luaj përkrah Neymarit, ai është një idhull për mua”, ka deklaruar Vincius.

“I kam përcjellur ndeshjet e tij që nga fëmijëria, kur ai luante me Santosin”.

“E admiroj shumë dhe ai e di një gjë të tillë”, ka deklaruar talenti i Real Madridit.

Në një formë kjo është edhe një ftesë që Vinicus ia bën Neymarit për t’iu bashkuar Real Madridit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera