Sport

Zyrtare: Klose merr drejtimin e klubit gjerman

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 11 June 2024

Ish-sulmuesi i njohur Miroslav Klose tashmë zyrtarisht është trajner i ri i klubit gjerman, Nuremberg.

Klose thotë se ndihet i lumtur që do të drejtojë skuadrën gjermane, e cila është pjesë e kategorisë së dytë në futbollin gjerman.

“Tradita, pasioni, puna e ndershme, tifozët e mëdhenj. Këto janë të gjitha gjërat që më pëlqejnë nga futbolli dhe që i lidh me Nurembergun. Për këtë arsye më tërhoqi menjëherë mundësia e dhënë për t’u bërë trajner këtu”, tha 46-vjeçari.

-Advertisement-

Ish-ylli i Kombëtares gjermane sezonin e kaluar kishte drejtuar SCR Altach në Austri.

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy