Broja drejt Bundesligës? Sulmuesi shqiptar mund të bashkohet me trajnerin që i besoi në Angli
Autori: Gazeta inFokus
11:12 | 11 June 2024
E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të jetë në “ajër”, me sulmuesin shqiptar që duket se do të largohet përfundimisht nga Chelsea këtë verë, teksa interesi për të nuk mungon. Pas Milanit, Everton, Wolves dhe Monacos, një tjetër klub i njohur është futur në garë për shërbimet e 22-vjeçarit kuqezi.
Prestigjiozja gjermane “Kicker” ka zbuluar se Wolfsburg po kërkon një sulmues dhe emri i parë në listën e klubit të Bundesliga-s është pikërisht ai i Armando Brojës.
Ai që po këmbëngul për shërbimet e shqiptarit është pikërisht trajneri që i besoi kur ishte te Southamptoni, Ralph Hasenhüttl. Tekniku austriak po përpiqet të krijojë një skuadër të fortë, e cila mund të luftojë për një vend në kompeticionet europiane dhe duket se Broja është në qendër të projektit të tij.
Gjithsesi Chelsea vazhdon të jetë në pritje të ofertave, të cilat do t’i shqyrtojë me vetë Brojën, teksa ky i fundit është i fokusuar te “EURO 2024” me Shqipërinë.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot i vranët dhe herë pas here me të reshura atmosfer...
-
Kurti: Synimi ynë është t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë në NATO
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Tiranë, për ...
-
Kërkohet zgjatje e kohës për apelimin e dënimit të dytë të Thaçit, përmendet angazhimi në rastin e parë dhe mungesa e përkthimit
Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Sp...
-
Murali i Nënë Terezës, Ministria akuzon Komunën e Prishtinës për ndërhyrje të paligjshme: Prandaj e thirrëm Policinë
Ministria e Ekonomisë ka reaguar lidhur me përplasjen me Komunën e Prishtinës...
-
Hykmete Bajrami i reagon kryetarit të Fushë Kosovës: Jemi në demokraci, jo në komunizëm
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas k...
-
Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, po vinin nga Serbia në Kosovë
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, sot ka identifikuar d...
-
Presidentja e Maqedonisë së Veriut tregon se vetëm Çupiç nuk e nënshkroi deklaratën nga Samiti Brdo-Brioni në Ohër
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, ka qenë i ve...
-
Ministria e Mjedisit rrëzon projektin e Ramës për Ulpianën, Pacolli publikon arsyet e refuzimit
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka refuzuar projektin “Ulpian...
-
Lladrovci: 28 Nëntori është ditë feste, kujtese e krenarie për kombin
Me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, me program kulturor në Sallën e kulturës...
-
“Skandaloze”, “kush bëri presion”, Rama i kërkon llogari policisë që s’lejoi muralin e Nënë Terezës në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pasi të premten mbrëm...
-
“Na kanë pru në një derexhe sa me iu thanë: “Vjedhni, po veç mos na leni pa rrymë si mbas luftës”- Dakaj shpërthen për reduktimet e rrymës
Gazetari Shkëlzen Dakaj gjatë podcastit me deputetin e Partisë Demokratike të...
-
LAJMI I FUNDIT: Dhjetë të lënduar pas aksidentit mes autobusit dhe kamionit në rrugën Pejë-Prishtinë
Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti mes autobusit dhe kamioni...






























